Si lindi ideja?

Që nga data 17.08.2020 kur edhe kam filluar me Bootcamp-in e parë në baza ditore kam pranuar pyetje prej më të ndryshmëve. Në grup gjithashtu kemi pyetje tërë kohës. Përderisa të tjerët janë përgjigjë, një pakicë me tallje, e shumica me sinqeritet – unë në prapaskenë kam analizuar dhe jam mundu me e kap thelbin e problemit. Si rezultat kam ardh në përfundim se fillestarët janë në kërkim të këshillave dhe mentorimit nga dikush me përvojë si në aspakte teknike ashtu edhe menaxhuese – që ka me i mundësu me e nxjerr targetin, me i specifiku detyrat, dhe më e rëndësishmja me e mbajt të përgjegjshëm që me kry punë dhe me arritë sukses. Për me e zgjidh këtë problem, kam vendos që 1 vit me mbajt sesione pune/konsultative dhe në fund secili me dal me projekte dhe rezultate konkrete.

Si organizohet?

Thjeshtë!

Përgjatë 1 viti çdo javë do të mbahet nga një sesion në kohëzgjatje prej tre orësh.

Sesioni në Zoom, ditëve tjera të javës diskutimet në Discord.

*120 min, jo 3 orë akademike

Kush është mentori?

Unë & mysafirët (çdo muaj do të ketë mysafir që do të ndajnë eksperienca dhe këshilla)

Çka diskutohet?

  • Tematika të ndryshme të sferës së TI-së
  • Tematika të ndryshme sociale
  • Diskutime rreth avansimit personal & profesional
  • Menaxhimi i projekteve
  • Teknika dhe strategji për menaxhim e kohës
  • Leksione në teknologji të ndryshme zhvillimore
  • Tematika tjera që do të propozohen dhe votohen nga komuniteti

Çka përfitojnë ata që bashkangjiten?

  • Më e rëndësishmja, do të nxënë miq të rinjë nga komuniteti që do të krijohet.
  • Ekspozim në komunitet, ngase puna e tyre do të promovohet.
  • Do të përfitojnë nga përvojat e mia dhe e mysafirëve – profesionist të fushave të ndryshme.
  • Do të mësojnë teknologji të ndryshme.
  • Do të punojnë në projekt individuale & grupore.
  • Do të nxënë aftësi të buta (soft skills), aftësi kyçe për një karierë të suksesshme.
  • Qasje në materiale që kam grumbulluar prej vitesh.

Çka përfitojnë kompanitë?

Do të kenë mundësi që të japin kontribut me leksione, ndarje të eksperiencave, etj. Si dhe të kenë qasje në fuqi punëtore (tek komuniteti që do të krijohet) për të cilën nuk do të jenë në nevojë të investojnë asnjë resurs.

Sa do të kushtojë?

10 EUR në muaj, apo në total 120 EUR për një vit.

Nëse nuk të pëlqen ose të ndërrojnë planet mundesh me e cancel në çdo kohë pa detyrime shtesë.

Si bëhet pagesa?

Në platformën Patreon përzgjidhet paketa 365 ditë me Ylberin & Co. – Basic ose (nëse dëshiron one-on-one sesion për një orë) 365 ditë me Ylberin & Co. – Premium dhe platforma çdo fillim muaji tërhjek nga kartela juaj shumën prej 10 EUR/25 EUR në varësi prej paketës së zgjedhur.

Shtyp fotografinë (linkun) e mëposhtëm për të hapur profilin tim në platformën Patreon

Kur do të fillojë?

Takimi i parë me komunitetin (që na bashkangjitet) bëhet më datë 15.Gusht.2021 në orën 20:00. Në takimin e parë dakordohet dita dhe ora për takimet e rradhës.