Çysh me e instalu dhe konfiguru Laravel Installer në Mac OS?

Laravel Installer

Edhe pse instalimi i Laravel përmes composer:

composer create-project laravel/laravel emri_i_projektit "nr_i_versionit"

është metodë më e gjatë shumica prej nesh e përdorim ashtu, jo pse është më efikase, por, vetëm për shkak se ashtu na është bërë shprehi.

Në këtë artikull do të tregoj në mënyrë të shkurtër se si bëhet instalimi dhe konfigurimi i mjetit Laravel Installer.

Së pari, përmes composer (nga terminali) shkarkojmë dhe instalojmë Laravel Installer:

composer global require "laravel/installer"

Mandej, duhet që të vendosim lokacionin e mjetit në .bash_profile, apo në rastin tim në .zshrc

Skedën mund ta hapim përmes nano, vim, apo çfarëdo text editori tjetër, dhe shënojmë këtë rresht në fund të skedës:

export PATH="$HOME/.composer/vendor/bin:$PATH"

I ruajmë ndryshimet e bëra dhe ekzekutojmë:

source .zshrc

për t’i mundësuar terminalit të punojë me konfigurimet e fundit të skedës .zshrc

Pasi të kemi kryer procedurat e lartëpërmendura, tash e tutje do të mund të krijojmë Laravel projekt të ri me komandën:

laravel new emri_i_projektit

Kodim të këndshëm!

 


Shënim: Kjo metodë është valide për sistemin operativ Mac OS, dhe Linux.