Për programera?

Përshëndetje miq,

Për programera është blogu im personal në të cilin do të paraqes mendimet e mija (me shkrim dhe në formë të video inçizimeve) rreth: inxhinierisë softuerike, programimit, biznesit, dhe avansimit personal.

Në suaza të blogut do të jenë edhe: leksionet, kodimi live, rezymetë e librave, dhe intervistat me programerë të tjerë të Komuniteti i programuesve shqiptarë; të cilat do të publikohen në YouTube.

Ju inkurajoj që për çdo sugjerim, kritikë, apo vetëm përshëndetje të më kontaktoni përmes kanaleve të shënuara në faqen e kontaktit.

 

ME RËNDËSI

Çdo gjë e shkruar në blog dhe e publikuar në YouTube është në pronësinë time intelektuale dhe të drejtat autoriale më përkasin ekskluzivisht vetëm mua. Ato mund të përdoren (pa kufizime) vetëm se me referencim të burimit. Shkrimet e mia në asnjë mënyrë nuk paraqesin botëkuptimet apo kulturën e kompanive ku punoj.