TRAJNIM INTENZIV 6 MUJOR

Full-Stack Developer Bootcamp

Pas ndjekjes së këtij trajnimi ju do të jeni në mundësi të krijoni ueb sajte dhe aplikacione të të gjitha llojeve.

200 orë
12 teknologji
13 module
280+ tema
Çmimi

250.00€​

Përshkrimi

Bëhu pjesë e rrugëtimit që garanton sukses

Ky është bootcamp-i i shtatë me rradhë. Gjashtë bootcamp-et tona paraprake kanë treguar sukses shumë të lartë. Për sukseset tona mund të lexoni më tepër tek seksioni "përshtypjet e studentëve". Regjistrohu tani, bëhu edhe ti një storie suksesi e shkollës tonë.

25 Nëntor 2022

Takimi i parë njoftues

02 Dhjetor 2022

Fillimi i ligjeratave

Benefitet

Disa nga benefitet e trajnimit

Prej benefiteve të shumta që ofron bootcamp-i, në vijim kemi veçuar ato më të rëndësishmet:

Macbook Air M2

Punë praktike & dhuratë Macbook Air M2

Qershia mbi torte është që studentit të dalluar do t'i sigurohet punë praktike dhe do t'i dhurohet laptop i ri Macbook Air nga modeli i fundit (me procesor M2).

Qasja në regjistrimet e sesioneve

Qasje në regjistrimet e sesioneve

Të gjitha ligjeratat e zhvilluara, regjistrohen, dhe në to studentët kanë qasje 24/7. Në këtë mënyrë ata do të jenë të plotësuar kur mungojnë, e poashtu edhe plotësojnë atë që u ka ikur nga vëmendja përgjatë mbajtjes live të ligjeratave.

Komuniteti

Komuniteti

Bëhesh pjesë e një komuniteti me të cilin ndan interesa të përbashkëta, të ndihmojnë dhe i ndihmon në avansim personal dhe profesional.

Projekte reale

Projekte reale

Ndërton më shumë se 5 projekte reale, përmes të cilave do të pasurosh portfolion tënde dhe bëhesh atraktiv për punëdhënësit.

Punë praktike

Punë praktike

Bëhesh pjesë e punës praktike që do t'u ofrohet pesë studentëve më të dalluar.

Aftësitë e buta

Aftësitë e buta

Përpos aftësive teknike, pajisesh edhe me aftësi të buta (soft skills) të cilat janë çelës për një karrierë të suksesshme.

Teknologjitë

Teknologjitë

Mëson teknologjitë moderne të fjalës së fundit, me të cilat do të jesh në mundësi që i pavaruar të krijosh ueb sajte dhe aplikacione nga zero deri në produkt final.

Përshtypjet e studentëve

Disa nga përshtypjet e studentëve

"Jam shumë e kënaqur me ligjerimin tuaj. Fillimisht nga video leksionet e juaja në YouTube, pastaj edhe nga ligjerimi online (ndjekja e bootcamp-it). Kam mësuar shumë! Çdo gjë shpjegoheshte thjeshtë dhe qartë nga ana juaj. Fal jush sot jam pjesë e një internishipi. Ju falënderoj shumë!"

Antigona Salihu

"Bootcamp-i më ka shërbyer shumë për tu avansuar, sidomos në pjesën e front-end, por duke mos anashkaluar edhe back-end. Ligjeratat që publikoheshin në YouTube ndihmonin shumë në rast se nuk ishim prezent apo kishim nevojë për përsëritje shtesë. Personalisht bootcamp-i më ka ndihmuar të jem më e aftë në realizimin e projekteve që kam punuar për klientët, dhe njohuritë e mara më kanë ndihmuar tejmase për punësim."

Engjellushë Rapuca

"Unë personalisht jam ndarë shumë i knaqur. Ashtu siç kam pas pritshmëritë ashtu edhe ka dalë, bile edhe më mirë. Për mua, deri më tani vlerësimi është 10/10, nuk kam asnjë ankesë. Shumë koncepte i kam mësuar rrënjësisht për një kohë shumë më të shkurtër se çe kam paramenduar."

Laurat Hajrullaaga

"E kam ndjekur Bootcamp #1 vitin e kaluar (2020) të organizuar nga PërProgramera, pjesën e modulit PHP/Laravel. Mund të them që më ka pelqyer shumë struktura dhe organizimi i kursit. E mira ka qenë që jo vetëm ke fitu njohuri praktike, por profesori Ylber shpeshherë ka ndarë me ne edhe njohuri të përgjithshme rreth programimit, apo organizimit të punës, që e ka berë më të larmishëm dhe dobishëm kursin. U rekomandoj të gjithë të rinjëve që kanë deshirë me u avansuar në ketë fushë ta ndjekin këtë bootcamp."

Fitim Adili
Syllabusi
Planprogrami i zgjeruar i trajnimit

Në vijim gjeni planprogramin e zgjeruar të trajnimit. Çdo modul përbëhet nga kapituj të ndryshëm të cilat ligjerohen në detaje dhe me përpikmëri të lartë.

  • Rrjetet kompjuterike
  • Interneti
  • HTTP Protokoli
  • Ueb shfletuesi
  • Teknologjitë e ueb-it
  • Njohja me mjetet e punës, instalimi dhe konfigurimi
  • Çka është Version Control
  • Instalimi dhe konfigurimi
  • Si krijohet një repository
  • Krijimi dhe strukturimi i .md skedës
  • Skeda .gitignore
  • Si klonohet një repository
  • Degët (branches)
  • Shtimi i skedave/skedarëve dhe commit
  • Ngarkimi (push)
  • Shkarkimi (pull)
  • Bashkimi (merge)
  • Revizionimi
  • Komanda tjera
  • Hyrje në HTML5
  • Struktura e dokumentit
  • Meta etiketat
  • Teksti
  • Listat
  • Linqet
  • Imazhet
  • Tabelat
  • Format
  • iFrames
  • Puna me audio dhe video
  • Elementet e reja të HTML5
  • HTML5 APIs
  • Hyrje në CSS 3
  • Teoria e ngjyrave
  • Modeli i kutisë
  • Selektorët
  • Selektorët e atributeve
  • Pseudo klasat
  • Pseudo elementet
  • Definimi i madhësisë së elementeve
  • Kornizat, Padding, dhe Margin
  • Stilizimi i tekstit, listave, linqeve, tabelave; dhe formave
  • Stilizimi i imazheve
  • Manipulimi i mënyrës së paraqitjes së elementeve
  • Pozicionimi i elementeve
  • Dukshmëria e elementeve
  • Definimi i variablave
  • Importimi i stileve përmes @import
  • Hijezimi i kutive
  • Tranzicionet dhe animacionet
  • Transformimet
  • Flexbox
  • Grid Layout
  • Strukturat fikse dhe të adaptueshme
  • Krijimi i pamjeve të adaptueshme (Responsive design)
    • Media Queries
  • CSS preprocessor
    • Sass: Syntactically Awesome Style Sheets
  • Krijimi i një projekti real me HTML5 dhe CSS3
  • Hyrje
  • Definimi i strukturave
  • Përmbajtja
    • Tipografia
    • Imazhet
    • Tabelat
    • Figurat
    • Format
  • Komponentat (Components)
    • Alerts
    • Badge
    • Breadcrumb
    • Buttons
    • Button group
    • Card
    • Carousel
    • Collapse
    • Dropdowns
    • Forms
    • Input group
    • Jumbotron
    • List group
    • Media object
    • Modal
    • Navs
    • Navbars
    • Pagination
    • Popovers
    • Progress
    • Scrollspy
    • Spinners
    • Toasts
    • Tooltips
  • Utilities
    • Borders
    • Clearfix
    • Close icon
    • Colors
    • Display
    • Embed
    • Flex
    • Float
    • Image replacement
    • Interactions
    • Overflow
    • Position
    • Screen readers
    • Shadows
    • Sizing
    • Spacing
    • Stretched link
    • Text
    • Vertical align
    • Visibility
  • Zgjerimi i funksionaliteteve
  • Krijimi i një projekti real
  • Hyrje në JavaScript
  • Shprehjet
  • Blloqet
  • Komentet
  • Tipet e të dhënave
  • Variablet
  • Konstantat
  • Dallimi ndërmjet var,let, dhe const
  • Fushat e qasshmërisë
  • Operatorët
  • Kushtet
    • If, If-Else, If i ndrërthurur
    • Switch
  • Unazat
    • For
    • While
    • Do-While
    • Komandat break dhe continue
  • Funksionet
    • Definimi i funksionit dhe konceptet bazë
    • Funksionet boshe (void functions)
    • Parametrat e funksionit
    • Aktivizimi i funksionit dhe ndarja e atributeve
    • Funksionet që kthejnë vlerë
    • Funksionet me sintaksë shigjetë (Arrow functions)
    • Funksionet anonime
    • Funksionet e rendit të lartë (High-order functions)
    • Funksionet rekurzive
    • Parametrat e mbetur (Rest parameters)
  • Vektorët
  • Funksionet e vektorëve
  • Sintaksa Spread
  • Destrukturimi i vektorëve
  • Trajtimi i përjashtimeve
  • Template literals
  • Programimi i orientuar në objekte
  • Object literal
  • Destrukturimi i objekteve
  • Karakteristikat e kalkuluara (Computed properties)
  • Modulet (Krijimi, exportimi/importimi)
  • Premtimet (Promises)
  • Programimi asinkron (Async/Await)
  • Document Object Model (DOM)
  • Manipulimi i DOM-it
  • Events
  • Ajax
  • Instalimi dhe manaxhimi i paketave përmes npm (Node Package Manager)
  • Konsumimi i API-ve përmes Axios
  • Krijimi i një projekti real
  • Hyrje
  • Përgatitja e ambientit të punës
  • Si krijohet një projekt
  • React elementet
  • React Document Object Model
  • Komponentat
  • JSX
  • React props
  • Destrukturimi i vetive (destructuring props object)
  • Definimi i vetive të paradefinuara (default props)
  • Validimi i vetive të komponenteve (props validation)
  • Renderimi me kusht (conditional rendering)
  • Eventet
  • Puna me ueb forma
  • Menaxhimi i gjendjes (State Managment)
  • Cikli i jetës së komponenteve (Component lifecycle)
  • React Hooks
  • Dërgimi i gjendjes dhe funksioneve tek komponentet fëmijë përmes props
  • Ngritja e gjendjes nga komponenta fëmijë tek komponenta prind
  • Komponentet e rendit të lartë (Higher-Order Components)
  • Linjat (routes) / React router
  • Konsumimi i APIs
  • Testimi i aplikacionit
  • Krijimi i një projekti real
  • Si me e deploy (online) React aplikacion-in e krijuar
  • Hyrje në MySQL
  • Instalimi dhe përdorimi i aplikacionit MySQL Workbanch
  • ER Diagramet
  • Tipet e të dhënave
  • Krijimi, Leximi, Azhurnimi; dhe Fshirja e të dhënave
  • Funksionet agregate
  • Puna me datën dhe kohën
  • Relacionet
  • Indekset
  • Përdorimi i Join-ave
  • Funksionet
  • Procedurat dhe funksionet e ruajtura
  • Optimizimi
  • Krijimi i një projekti real – ER Diagram, implementim, dhe pyetësorë
  • Hyrje në PHP
  • Sintaksa
  • Variablat
  • Konstantat
  • Operatorët
  • Kushtet
  • Unazat
  • Funksionet
  • Funksionet e integruara
  • Vektorët
  • Funksionet për punë me vektorë
  • Regular expressions
  • Trajtimi i përjashtimeve
  • Programimi i orientuar në objekte
  • Puna me skeda dhe skedare
  • Puna me bazat e të dhënave
  • Karakteristikat e ueb-it
  • Sesionet
  • Gurabiat (Cookies)
  • Puna me ueb forma
  • Ngarkimi i fajllave në servues
  • Superglobalet – REQUEST, GET, POST, SERVER
  • Karakteristikat e HTTP-së – headers, autentifikimi, status kodet, etj
  • Aspekte të sigurisë në PHP
  • Krijimi i një projekti real
  • Si me e deploy (online) PHP aplikacionin e krijuar
  • Pse Laravel?
  • Përgatitja e ambientit të punës
  • Çka është MVC?
  • Struktura e një Laravel projekti dhe domethënja e secilës skedë dhe skedarë
  • Mjeti Artisan – Çka është dhe cilat janë komandat që i mundëson?
  • Linjat
  • Pamjet
    • Blade template engine
  • Kontrollerët
  • Modelet
  • Laravel Eloquent dhe Query builder– puna me baza të të dhënave
  • Requests, Responses, dhe Middleware
  • Puna me ueb forma
    • Ngarkimi i skedave/skedarëve në servues
  • Autentifikimi
  • Lejet (Permissions) dhe Autorizimi
  • Krijimi dhe konsumimi i API-ve
  • Email-at dhe njoftimet
  • Ekosistemi i Laravel (Valet, Forge, Passport, Cashier, etj.)
  • Krijimi i një projekti real
  • Si me e deploy (online) Laravel aplikacionin e krijuar
  • Hyrje në Python
  • Sintaksa
  • Variablat
  • Konstantat
  • Operatorët
  • Kushtet
  • Unazat
  • Funksionet
  • Funksionet e integruara
  • Funksionet e rendit të lartë
  • Dekoratorët
  • Gjeneratorët
  • List, Tuple, Set, Dict
  • Regular expressions
  • Trajtimi i përjashtimeve
  • Programimi i orientuar në objekte
  • Puna me skeda dhe skedare
  • Krijimi i një projekti real
  • Pse Django?
  • Përgatitja e ambientit të punës
  • Çka është MVT?
  • Struktura e një Django projekti dhe domethënja e secilës skedë dhe skedarë
  • Mjeti manage.py – Çka është dhe cilat janë komandat që i mundëson?
  • Linjat
  • Pamjet (Templates)
    • Jinja template engine
  • Views (Kontrollerët)
    • Views të bazuara në klasa
  • Modelet
  • Asetet statike
  • Format
  • Puna me baza të të dhënave
  • Django Admin
  • Puna me ueb forma
    • Ngarkimi i skedave/skedarëve në servues
  • Autentifikimi
  • Lejet (Permissions) dhe Autorizimi
  • Krijimi dhe konsumimi i API-ve
  • Email-at dhe njoftimet
  • Krijimi i një projekti real
  • Si me e deploy (online) Django aplikacionin e krijuar
  • 10 aftësi që të bëjnë atraktiv për punëdhënësit
  • 5 pararekuizitat para aplikimit për punë
  • Si me e kriju një CV profesionale
  • Si me e shkru një letër motivuese atraktive
  • Tips & Tricks për intervistën tënde të parë
  • Dita e parë në punë
  • 5 cilësitë e një teamplayer-i të shkëlqyer
  • Çdo ditë 1% më i mirë
  • Kapërcimi i shtegut (ku pasi të jem lodhur me kompaninë e parë)
Projektet
Projektet e veçuara të studentëve të dalluar

Në vijim gjeni disa prej projekteve të veçuara të studentëve të dalluar të bootcamp-eve paraprake.

Ylber Veliu, MSc

Ylber Veliu, MSc

Ylber Veliu, ka lindur më 1990 në Kumanovë, Maqedonia e Veriut.

Shkollën fillore dhe të mesme e ka përfunduar në vendlindje, ndërsa, fakultetin e “Shkencave Kompjuterike” në Shkup.

Aktualisht (paralelisht) është duke ndjekur studimet master në UBT në Prishtinë, drejtimi “Inxhinieria e uebit” dhe në UNT në Shkup, drejtimi “Inxhinieria softuerike e aplikuar”.

Është themelues dhe ligjerues në platformën edukative PËR PROGRAMERA.

Punon si zhvillues softuerik me kohë të plotë dhe konsulent me kohë të pjesshme në kompani zviceriane dhe britanike.

Pyetjet e shpeshta

Gjeni përgjigjet e pyetjeve të shpeshta

Të gjitha sesionet e bootcamp-it realizohen online përmes aplikacionit Zoom.

40% ligjerim / 60% praktikë (projekte).
Ligjerim, studim individual (i pavarur), punë në grup, kodim live, pair programming, kuize, detyra shtëpie.

Pas përfundimit të bootcamp-it ju do të jeni në gjendje të kodoni një ueb sajt apo ueb aplikacion nga zero deri në produkt final me të gjitha karakteristikat e aplikacionit modern.
Gjithashtu do të pajiseni me aftësi të buta (soft skills) të cilat do të luajnë një rol kyç në karrierën tuaj.

Dy herë në javë nga 3 orë akademike.


ORARI

E premte, 19:00 – 21:30

E diel, 19:00-21:30

Në mënyrë që studenti të njihet me dy alternativa dhe të bëjë përzgjedhjen e teknologjisë që i pëlqen dhe përshtatet planeve të karrierës apo punëdhësit potencial.

Pas çdo përfundimi të modulit do të realizohet projekt në mënyrë që të zotërohet mirëfilli teknologjia në fjalë. Në total do të realizohen rreth 5 – 10 projekte reale.

I tërë bootcamp-i (200 orë) kushton 250 Euro.
Pagesa bëhet përmes transaksionit bankar, Western Union, MoneyGram, Ria, ose kripto valutave.

Studentët mund të paguajnë në dy këste, kësti i parë 150 Euro, kësti i dytë 100 Euro.

Çdo student që përfundon trajnimin me sukses pajiset me çertifikatë.

Me ndjekjen e mirëfilltë të bootcamp-it ju do të zotëroni njohuri me të cilat do të jeni të përshtatshëm për një pozitë Praktikant ose Junior Developer (në varësi prej përkushtimit).
Ne do të ju promovojmë si në platformat që posedojmë ashtu edhe tek personat që njohim, mirëpo, nuk ju premtojmë punësim të sigurtë.
Studenti i dalluar do të përfitojë punë praktike pas përfundimit të bootcamp-it.

Rezervo ulësen tënde
Numri i studentëve është i kufizuar

Për të rezervur vendin tuaj na kontaktoni përmes kanaleve në vijim: