Mëso të kodosh nga ambienti i shtëpisë tënde.
Përmes trajnimeve profesionale dhe mentorimit, PËR PROGRAMERA ju mëson aftësitë teknike dhe mendësinë që do t’ju bëjnë atraktiv për çdo punëdhënës.
4.9/5
4.9/5
vlerësimi nga studentët
A dëshiron ta ndryshosh jetën tënde?
Ndiq trajnimet tona
Full-Stack Web Developer Bootcamp
Pas ndjekjes së këtij trajnimi ju do të jeni në mundësi të krijoni ueb sajte dhe aplikacione të të gjitha llojeve.
Kodimi për fëmijë


Pas ndjekjes së këtij trajnimi fëmija juaj do të mësojë logjikën e programimit, krijimin e lojërave kompjuterike dhe aplikacioneve për pajisje mobile.
C#.NET Developer
Pas ndjekjes së këtij trajnimi ju do të jeni në mundësi të krijoni ueb sajte dhe aplikacione të të gjitha llojeve në platformën .NET.
Bazat e TIK-ut
Pas ndjekjes së këtij trajnimi ju do të keni arritur ekspertizë në: paketën Microsoft, punë me email, studim akademik; dhe do të keni nxënë aftësi të buta (soft skills).
WordPress Web Design
Pas ndjekjes së këtij trajnimi ju do të jeni në mundësi të dizajnoni dhe ndërtoni uebsajte moderne pa shkruar asnjë rresht kodi.
Statistika
Arritjet e shkollës përgjatë dy viteve
/5
vlerësimi mesatar
+
studentë të diplomuar
%
shkalla e punësimit
+
biznese nga studentët
Vlerësimet
Vlerësimet e studentëve për trajnimet tona
"Sa i përket pjesës së bootcampit mënyra që kemi kalu me module ka qenë e mirë, d.m.th kemi mësuar shumë gjuhë dhe si funksionojnë gjërat si në front-end ashtu edhe në back-end. Mënyra si ke ligjëruar ka qenë perfekte, gjithmonë ke qenë korekt në kohë dhe kur kemi pasur diçka për të pyetur na ke shpjeguar dhe ke marr kohë më shumë se çështë paraparë me orarë, gati asnjherë nuk e kemi përfunduar para kohe ligjëratat."
Benjamin FazliStudent i bootcamp-it
"E kam ndjekur Bootcamp #1 vitin e kaluar (2020) të organizuar nga PërProgramera, pjesën e modulit PHP/Laravel. Mund të them që më ka pelqyer shumë struktura dhe organizimi i kursit. E mira ka qenë që jo vetëm ke fitu njohuri praktike, por profesori Ylber shpeshherë ka ndarë me ne edhe njohuri të përgjithshme rreth programimit, apo organizimit të punës, që e ka berë më të larmishëm dhe dobishëm kursin. U rekomandoj të gjithë të rinjëve që kanë deshirë me u avansuar në ketë fushë ta ndjekin këtë bootcamp."
Fitim AdiliStudent i bootcamp-it
"Bootcamp-i më ka shërbyer shumë për tu avansuar, sidomos në pjesën e front-end, por duke mos anashkaluar edhe back-end. Ligjeratat që publikoheshin në YouTube ndihmonin shumë në rast se nuk ishim prezent apo kishim nevojë për përsëritje shtesë. Personalisht bootcamp-i më ka ndihmuar të jem më e aftë në realizimin e projekteve që kam punuar për klientët, dhe njohuritë e mara më kanë ndihmuar tejmase për punësim."
Engjellushë RapucaStudente e bootcamp-it
"Jam shumë e kënaqur me ligjerimin tuaj. Fillimisht nga video leksionet e juaja në YouTube, pastaj edhe nga ligjerimi online (ndjekja e bootcamp-it). Kam mësuar shumë! Çdo gjë shpjegoheshte thjeshtë dhe qartë nga ana juaj. Fal jush sot jam pjesë e një internishipi. Ju falënderoj shumë!"
Antigona SalihuStudente e bootcamp-it
"Unë personalisht jam ndarë shumë i knaqur. Ashtu siç kam pas pritshmëritë ashtu edhe ka dalë, bile edhe më mirë. Për mua, deri më tani vlerësimi është 10/10, nuk kam asnjë ankesë. Shumë koncepte i kam mësuar rrënjësisht për një kohë shumë më të shkurtër se çe kam paramenduar."
Laurat HajrullaagaStudent i bootcamp-it
"Një përvojë e paharrueshme intelektuale dhe emocionale! Bootcamp i Për Programera nuk është vetëm një Bootcamp i zhvillimit të uebit, është edhe një proces i zhvillimit personal. Me njohuritë e fituara tani jam në gjendje të zhvilloj aplikacione të ndryshme full-stack."
And ZekaStudent i bootcamp-it
Blogu