Full-Stack Web Developer
Pas ndjekjes së këtij trajnimi ju do të jeni në mundësi të krijoni ueb sajte dhe aplikacione të të gjitha llojeve.
Bëhu pjesë e rrugëtimit që garanton sukses
Ky është bootcamp-i i dhjetë me rradhë. Nëntë bootcamp-et tona paraprake kanë treguar sukses shumë të lartë. Për sukseset tona mund të lexoni më tepër tek seksioni "përshtypjet e studentëve". Regjistrohu tani, bëhu edhe ti një storie suksesi e shkollës tonë.
22 Shtator 2023
Takimi i parë njoftues
22 Shtator 2023
Fillimi i ligjeratave
Disa nga benefitet e trajnimit
Prej benefiteve të shumta që ofron bootcamp-i, në vijim kemi veçuar ato më të rëndësishmet:

Punë praktike + MacBook Air M2 x2
Qershia mbi torte është që dy studentëve (një femër dhe një mashkull) të dalluar do t'u sigurohet punë praktike + laptop i ri Macbook Air nga modeli i fundit me procesor M2.

Qasje në regjistrimet e sesioneve
Të gjitha ligjeratat e zhvilluara, regjistrohen, dhe në to studentët kanë qasje 24/7. Në këtë mënyrë ata do të jenë të plotësuar kur mungojnë, e poashtu edhe plotësojnë atë që u ka ikur nga vëmendja përgjatë mbajtjes live të ligjeratave.

Komuniteti
Bëhesh pjesë e një komuniteti me të cilin ndan interesa të përbashkëta, të ndihmojnë dhe i ndihmon në avansim personal dhe profesional.

Projekte reale
Ndërton 8 projekte reale, përmes të cilave do të pasurosh portfolion tënde dhe bëhesh atraktiv për punëdhënësit.

Punë praktike
Bëhesh pjesë e punës praktike nëse je student i dalluar (një mashkull dhe një femër).

Aftësitë e buta
Përpos aftësive teknike, pajisesh edhe me aftësi të buta (soft skills) të cilat janë çelës për një karrierë të suksesshme.

Teknologjitë
Mëson teknologjitë moderne të fjalës së fundit, me të cilat do të jesh në mundësi që i pavaruar të krijosh ueb sajte dhe aplikacione nga zero deri në produkt final.
Disa nga përshtypjet e studentëve
"Jam shumë e kënaqur me ligjerimin tuaj. Fillimisht nga video leksionet e juaja në YouTube, pastaj edhe nga ligjerimi online (ndjekja e bootcamp-it). Kam mësuar shumë! Çdo gjë shpjegoheshte thjeshtë dhe qartë nga ana juaj. Fal jush sot jam pjesë e një internishipi. Ju falënderoj shumë!"
"Bootcamp-i më ka shërbyer shumë për tu avansuar, sidomos në pjesën e front-end, por duke mos anashkaluar edhe back-end. Ligjeratat që publikoheshin në YouTube ndihmonin shumë në rast se nuk ishim prezent apo kishim nevojë për përsëritje shtesë. Personalisht bootcamp-i më ka ndihmuar të jem më e aftë në realizimin e projekteve që kam punuar për klientët, dhe njohuritë e mara më kanë ndihmuar tejmase për punësim."
"Unë personalisht jam ndarë shumë i knaqur. Ashtu siç kam pas pritshmëritë ashtu edhe ka dalë, bile edhe më mirë. Për mua, deri më tani vlerësimi është 10/10, nuk kam asnjë ankesë. Shumë koncepte i kam mësuar rrënjësisht për një kohë shumë më të shkurtër se çe kam paramenduar."
"E kam ndjekur Bootcamp #1 vitin e kaluar (2020) të organizuar nga PërProgramera, pjesën e modulit PHP/Laravel. Mund të them që më ka pelqyer shumë struktura dhe organizimi i kursit. E mira ka qenë që jo vetëm ke fitu njohuri praktike, por profesori Ylber shpeshherë ka ndarë me ne edhe njohuri të përgjithshme rreth programimit, apo organizimit të punës, që e ka berë më të larmishëm dhe dobishëm kursin. U rekomandoj të gjithë të rinjëve që kanë deshirë me u avansuar në ketë fushë ta ndjekin këtë bootcamp."
Planprogrami i zgjeruar i trajnimit
Në vijim gjeni planprogramin e zgjeruar të trajnimit. Çdo modul përbëhet nga kapituj të ndryshëm të cilat ligjerohen në detaje (të përshtatme për fillestarët) dhe me përpikmëri të lartë.
- Rrjetet kompjuterike
- Interneti
- Protokoli HTTP(S)
- Ueb shfletuesi (web browser)
- Teknologjitë e ueb-it
- Njohja me mjetet e punës, instalimi dhe konfigurimi
- Çka është Version Control
- Instalimi dhe konfigurimi
- Krijimi dhe aktivizimi i llogarisë në platformën GitHub
- Si krijohet një repository
- Si klonohet një repository
- Çka është Markdown Language?
- Krijimi dhe strukturimi i skedës README.md
- Shtimi i skedave/skedarëve në staging area
- Komanda commit (shënimi në historikun e manipulineve)
- Ngarkimi (push)
- Shkarkimi (pull)
- Skeda .gitignore
- Degët (branches)
- Bashkimi (merge)
- Revizionimi
- Komanda tjera të dobishme
- Përgatitja e ambientit të punës
- Hyrje në HTML5
- Struktura e dokumentit
- Elementet semantike
- Meta etiketat
- Teksti
- Listat
- Linqet
- Imazhet
- Tabelat
- Format
- iFrames
- Puna me audio dhe video
- Elementet e reja të HTML5
- HTML5 APIs
- Përgatitja e ambientit të punës
- Hyrje në CSS 3
- Teoria e ngjyrave
- Modeli i kutisë
- Selektorët
- Selektorët e atributeve
- Pseudo klasat
- Pseudo elementet
- Definimi i madhësisë së elementeve
- Kornizat, Padding, dhe Margin
- Stilizimi i tekstit, listave, linqeve, tabelave; dhe formave
- Stilizimi i imazheve
- Manipulimi i mënyrës së paraqitjes së elementeve
- Pozicionimi i elementeve
- Dukshmëria e elementeve
- Definimi i variablave
- Importimi i stileve përmes @import
- Hijezimi i kutive
- Rrafshimi (floating)
- Tranzicionet dhe animacionet
- Transformimet
- Flexbox
- Grid Layout
- Strukturat fikse dhe të adaptueshme
- Krijimi i pamjeve të adaptueshme (Responsive design)
- Media Queries
- Krijimi i një projekti real me HTML5 dhe CSS3
- Çka është Sass (Syntactically Awesome Style Sheets)?
- Instalimi dhe konfigurimi në Visual Studio Code
- Procesi i kompilimit (compiling)
- Variablat
- Operatorët
- Folezimi
- Partials
- Modulet
- Mixins
- Trashëgimia
- Funksionet
- Kushtet
- Strukturat e të dhënave
- Lists
- Maps
- Unazat (@for, @while, @each)
- Hyrje
- Definimi i strukturave
- Përmbajtja
- Tipografia
- Imazhet
- Tabelat
- Figurat
- Format
- Komponentat (Components)
- Alerts
- Badge
- Breadcrumb
- Buttons
- Button group
- Card
- Carousel
- Collapse
- Dropdowns
- Forms
- Input group
- Jumbotron
- List group
- Media object
- Modal
- Navs
- Navbars
- Pagination
- Popovers
- Progress
- Scrollspy
- Spinners
- Toasts
- Tooltips
- Utilities
- Borders
- Clearfix
- Close icon
- Colors
- Display
- Embed
- Flex
- Float
- Image replacement
- Interactions
- Overflow
- Position
- Screen readers
- Shadows
- Sizing
- Spacing
- Stretched link
- Text
- Vertical align
- Visibility
- Zgjerimi i funksionaliteteve
- Krijimi i një projekti real
- Përgatitja e ambientit të punës
- Hyrje në JavaScript
- Shprehjet
- Blloqet
- Komentet
- Tipet e të dhënave
- Variablet
- null vs. undefined
- Konstantat
- Dallimi ndërmjet var,let, dhe const
- Fushat e qasshmërisë
- Operatorët
- Kushtet
- If, If-Else, If i ndrërthurur
- Switch
- Unazat
- For
- While
- Do-While
- Komandat break dhe continue
- Funksionet
- Definimi i funksionit dhe konceptet bazë
- Funksionet boshe (void functions)
- Parametrat e funksionit
- Aktivizimi i funksionit dhe ndarja e atributeve
- Funksionet që kthejnë vlerë
- Funksionet me sintaksë shigjetë (Arrow functions)
- Funksionet anonime
- Funksionet e rendit të lartë (High-order functions)
- Closures
- Funksionet rekurzive
- Parametrat e mbetur (Rest parameters)
- Vektorët
- Funksionet e vektorëve
- Sintaksa Spread
- Destrukturimi i vektorëve
- Trajtimi i përjashtimeve
- Template literals
- Programimi i orientuar në objekte
- Object literal
- Destrukturimi i objekteve
- Karakteristikat e kalkuluara (Computed properties)
- Regular expressions
- Modulet (Krijimi, exportimi/importimi)
- Premtimet (Promises)
- Programimi asinkron (Async/Await)
- Document Object Model (DOM)
- Manipulimi i DOM-it
- Events
- Ajax
- Instalimi dhe manaxhimi i paketave përmes npm (Node Package Manager)
- Konsumimi i API-ve përmes Axios
- Web Storage API
- Bonus materiale – tips & tricks, best practices, resources…
- Krijimi i një projekti real
- Si me e deploy (online) JavaScript aplikacion-in e krijuar
- Hyrje
- Përgatitja e ambientit të punës
- Si krijohet një projekt
- React elementet
- React Document Object Model
- Komponentat
- JSX
- React props
- Destrukturimi i vetive (destructuring props object)
- Definimi i vetive të paradefinuara (default props)
- Validimi i vetive të komponenteve (props validation)
- Renderimi me kusht (conditional rendering)
- Eventet
- Puna me ueb forma
- React Hooks – useState,useEffect, useRef, useContext, …
- Menaxhimi i gjendjes (State Managment)
- Cikli i jetës së komponenteve (Component lifecycle)
- Dërgimi i gjendjes dhe funksioneve tek komponentet fëmijë përmes props
- Ngritja e gjendjes nga komponenta fëmijë tek komponenta prind
- Komponentet e rendit të lartë (Higher-Order Components)
- Linjat (routes) / React router
- Konsumimi i APIs
- Testimi i aplikacionit
- Bonus materiale – tips & tricks, best practices, resources…
- Krijimi i një projekti real
- Si me e deploy (online) React aplikacion-in e krijuar
- Hyrje në MySQL
- Instalimi dhe përdorimi i aplikacionit MySQL Workbanch
- ER Diagramet
- Tipet e të dhënave
- Krijimi, Leximi, Azhurnimi; dhe Fshirja e të dhënave
- Funksionet agregate
- Puna me datën dhe kohën
- Relacionet
- Indekset
- Përdorimi i Join-ave
- Funksionet
- Procedurat dhe funksionet e ruajtura
- Optimizimi
- Krijimi i një projekti real – ER Diagram, implementim, dhe pyetësorë
- Përgatitja e ambientit të punës
- Hyrje në PHP
- Sintaksa
- Variablat
- Variablat – variabla ($$)
- Konstantat
- Operatorët
- Kushtet – if, switch, match
- Unazat – for, while, do-while
- Komanda break dhe continue
- Funksionet – koncepte bazë dhe të avancuara
- Funksionet e integruara
- Vektorët
- Funksionet për punë me vektorë
- Regular expressions
- Trajtimi i përjashtimeve
- Programimi i orientuar në objekte
- Puna me skeda dhe skedare
- Puna me bazat e të dhënave
- Karakteristikat e ueb-it
- Sesionet
- Gurabiat (Cookies)
- Puna me ueb forma
- Ngarkimi i fajllave në servues
- Superglobalet – REQUEST, GET, POST, SERVER
- Karakteristikat e HTTP-së – headers, autentifikimi, status kodet, etj
- Krijimi dhe konsumimi i API-ve
- Aspekte të sigurisë në PHP
- Bonus materiale – tips & tricks, best practices, resources…
- Krijimi i një projekti real
- Si me e deploy (online) PHP aplikacionin e krijuar
- Pse Laravel?
- Përgatitja e ambientit të punës
- Çka është MVC?
- Struktura e një Laravel projekti dhe domethënja e secilës skedë dhe skedarë
- Mjeti Artisan – Çka është dhe cilat janë komandat që i mundëson?
- Linjat
- Pamjet
- Blade template engine
- Kontrollerët
- Modelet
- Migrimet
- Seeds dhe Factories
- Relacionet 1:1, 1:M, dhe M:M
- Laravel Eloquent dhe Query builder– puna me baza të të dhënave
- Requests, Responses, dhe Middleware
- Puna me ueb forma
- Validimi
- Ngarkimi i skedave/skedarëve në servues
- Livewire – konceptet bazë
- Autentifikimi – manual dhe përmes jetstream
- Lejet (Permissions) dhe Autorizimi – paketa laravel-permission
- Krijimi dhe konsumimi i API-ve
- Email-at dhe njoftimet
- Ekosistemi i Laravel (Valet, Forge, Passport, Cashier, etj.)
- Integrimi i pagesave
- Bonus materiale – tips & tricks, best practices, resources…
- Krijimi i një projekti real
- Si me e deploy (online) Laravel aplikacionin e krijuar
- Përgatitja e ambientit të punës
- Hyrje në Python
- Sintaksa
- Variablat
- Konstantat
- Operatorët
- Kushtet – if, match
- Unazat – for, while
- Komanda (e re) match
- Funksionet – konceptet bazë dhe të avancuara
- Funksionet e integruara
- Funksionet e rendit të lartë
- Dekoratorët
- Gjeneratorët
- List, Tuple, Set, Dict
- List comprehension
- Filter, Map, Reduce
- Regular expressions
- Trajtimi i përjashtimeve
- Modulet
- Programimi i orientuar në objekte
- Puna me skeda dhe skedare
- Bonus materiale – tips & tricks, best practices, resources…
- Krijimi i një projekti real
- Si me e deploy (online) Python aplikacionin e krijuar
- Pse Django?
- Përgatitja e ambientit të punës
- Çka është MVT?
- Struktura e një Django projekti dhe domethënja e secilës skedë dhe skedarë
- Mjeti manage.py – Çka është dhe cilat janë komandat që i mundëson?
- Linjat (URLs)
- Pamjet (Templates)
- Jinja template engine
- Konceptet bazë
- Koncepte të avancuara
- Shabllonet (templates)
- Zgjerimi i shablloneve
- Views (Kontrollerët)
- Views të bazuara në klasa
- Modelet
- Sessions
- Cookies
- Asetet statike
- Format
- Puna me baza të të dhënave
- Django Admin
- Puna me ueb forma
- Ngarkimi i skedave/skedarëve në servues
- Tags dhe Filters
- Autentifikimi
- Lejet (Permissions) dhe Autorizimi
- Krijimi dhe konsumimi i API-ve me FastAPI
- Bonus materiale – tips & tricks, best practices, resources…
- Krijimi i një projekti real
- Si me e deploy (online) Django aplikacionin e krijuar
- 10 aftësi që të bëjnë atraktiv për punëdhënësit
- 5 pararekuizitat para aplikimit për punë
- Si me e kriju një CV profesionale
- Si me e shkru një letër motivuese atraktive
- Tips & Tricks për intervistën tënde të parë
- Dita e parë në punë
- 5 cilësitë e një teamplayer-i të shkëlqyer
- Çdo ditë 1% më i mirë
- Kapërcimi i shtegut (ku pasi të jem lodhur me kompaninë e parë)
- Përzgjedhja e studentëve të dalluar
- Ndarja e dhuratave
- Ndarja e çertifikatave
- Fjala përmbyllëse
Projektet e veçuara të studentëve të dalluar
Në vijim gjeni disa prej projekteve të veçuara të studentëve të dalluar të bootcamp-eve paraprake.

Ylber Veliu, MSc
Ylber Veliu, ka lindur më 1990 në Kumanovë, Maqedonia e Veriut.
Shkollën fillore dhe të mesme e ka përfunduar në vendlindje, ndërsa, fakultetin e “Shkencave Kompjuterike” në Shkup.
Aktualisht (paralelisht) është duke ndjekur studimet master në UBT në Prishtinë, drejtimi “Inxhinieria e uebit” dhe në UNT në Shkup, drejtimi “Inxhinieria softuerike e aplikuar”.
Është themelues dhe ligjerues në platformën edukative PËR PROGRAMERA.
Punon si zhvillues softuerik me kohë të plotë dhe konsulent me kohë të pjesshme në kompani zviceriane dhe britanike.
Gjeni përgjigjet e pyetjeve të shpeshta
40% ligjerim / 60% praktikë (projekte).
Ligjerim, studim individual (i pavarur), punë në grup, kodim live, pair programming, kuize, detyra shtëpie.
Pas përfundimit të bootcamp-it ju do të jeni në gjendje të kodoni një ueb sajt apo ueb aplikacion nga zero deri në produkt final me të gjitha karakteristikat e aplikacionit modern.
Gjithashtu do të pajiseni me aftësi të buta (soft skills) të cilat do të luajnë një rol kyç në karrierën tuaj.
Bootcamp-i do të zgjasë 200 orë / 6 muaj
Dy herë në javë nga 3 orë akademike.
ORARI
E premte, 19:00 – 21:30
E diele, 19:00-21:30
Në mënyrë që studenti të njihet me dy alternativa dhe të bëjë përzgjedhjen e teknologjisë që i pëlqen dhe përshtatet planeve të karrierës apo punëdhësit potencial.
Pas çdo përfundimi të modulit do të realizohet projekt në mënyrë që të zotërohet mirëfilli teknologjia në fjalë. Në total do të realizohen rreth 8 – 10 projekte reale.
I tërë bootcamp-i (200 orë) kushton 300 Euro.
Pagesa bëhet përmes transaksionit bankar, Western Union, MoneyGram, Ria, ose kripto valutave.
Studentët mund të paguajnë në dy këste, kësti i parë 200 Euro, kësti i dytë 100 Euro.
Pagesa e plotë ose kësti i parë duhet të realizohet deri më datë 15 Shtator.
Çdo student që përfundon trajnimin me sukses pajiset me çertifikatë.
Me ndjekjen e mirëfilltë të bootcamp-it ju do të zotëroni njohuri me të cilat do të jeni të përshtatshëm për një pozitë Praktikant ose Junior Developer (në varësi prej përkushtimit).
Dy studentëve (një femër dhe një mashkull) të dalluar do t’i sigurohet punë praktike dhe do t’i dhurohet laptop i ri Macbook Air nga modeli i fundit me procesor M2.
Numri i studentëve është i kufizuar
Për të rezervuar vendin tuaj na kontaktoni përmes kanaleve në vijim: