TRAJNIM INTENZIV - ONLINE

Full-Stack Web Developer Bootcamp 2.0

Pas ndjekjes së këtij trajnimi ju do të jeni në mundësi të krijoni ueb sajte dhe aplikacione të të gjitha llojeve.

150 orë
8 teknologji
300+ tema
10+ projekte
Për vetëm

300.00€

*pa shpenzime të fshehura

Përshkrimi

Bëhu pjesë e rrugëtimit që garanton sukses

Full-Stack Web Developer Bootcamp 2.0 është produkti i tre vite e gjysëm pune intenzive. Përgjatë kohës së realizimit të dhjetë bootcamp-eve paraprake kemi hartuar një metodologji të re e cila premton rritje të efikasitetit në nxënie për 40%. Krejt kjo falë një sistemi unik që kombinon në mënyrë të përkryer: teorinë, praktikën, lojën, dhe diskutimin. Kurrikula e trajnimit është përditësuar dhe avancuar në teknologjitë dhe praktikat që përdoren në fakultet më prestigjioze të botës.

3 Qershor 2024

Takimi i parë njoftues

3 Qershor 2024

Fillimi i ligjeratave

Benefitet

Disa nga benefitet e trajnimit

Prej benefiteve të shumta që ofron bootcamp-i, në vijim kemi veçuar ato më të rëndësishmet:

Macbook Air M2

Punë praktike + MacBook Air M2 x2

Qershia mbi torte është që dy studentëve (një femër dhe një mashkull) të dalluar do t'u sigurohet punë praktike + laptop i ri Macbook Air nga modeli i fundit me procesor M2.

Qasja në regjistrimet e sesioneve

Qasje në regjistrimet e sesioneve

Të gjitha ligjeratat e zhvilluara, regjistrohen, dhe në to studentët kanë qasje 24/7. Në këtë mënyrë ata do të jenë të plotësuar kur mungojnë, e poashtu edhe plotësojnë atë që u ka ikur nga vëmendja përgjatë mbajtjes live të ligjeratave.

Komuniteti

Komuniteti

Bëhesh pjesë e një komuniteti me të cilin ndan interesa të përbashkëta, të ndihmojnë dhe i ndihmon në avansim personal dhe profesional.

Projekte reale

Projekte reale

Ndërton 10+ projekte reale, përmes të cilave do të pasurosh portfolion tënde dhe bëhesh atraktiv për punëdhënësit.

Punë praktike

Punë praktike

Bëhesh pjesë e punës praktike nëse je student i dalluar (një mashkull dhe një femër).

Aftësitë e buta

Aftësitë e buta

Përpos aftësive teknike, pajisesh edhe me aftësi të buta (soft skills) të cilat janë çelës për një karrierë të suksesshme.

Teknologjitë

Teknologjitë

Mëson teknologjitë moderne të fjalës së fundit, me të cilat do të jesh në mundësi që i pavaruar të krijosh ueb sajte dhe aplikacione nga zero deri në produkt final.

Përshtypjet e studentëve

Disa nga përshtypjet e studentëve

"Jam shumë e kënaqur me ligjerimin tuaj. Fillimisht nga video leksionet e juaja në YouTube, pastaj edhe nga ligjerimi online (ndjekja e bootcamp-it). Kam mësuar shumë! Çdo gjë shpjegoheshte thjeshtë dhe qartë nga ana juaj. Fal jush sot jam pjesë e një internishipi. Ju falënderoj shumë!"

Antigona Salihu

"Bootcamp-i më ka shërbyer shumë për tu avansuar, sidomos në pjesën e front-end, por duke mos anashkaluar edhe back-end. Ligjeratat që publikoheshin në YouTube ndihmonin shumë në rast se nuk ishim prezent apo kishim nevojë për përsëritje shtesë. Personalisht bootcamp-i më ka ndihmuar të jem më e aftë në realizimin e projekteve që kam punuar për klientët, dhe njohuritë e mara më kanë ndihmuar tejmase për punësim."

Engjellushë Rapuca

"Unë personalisht jam ndarë shumë i knaqur. Ashtu siç kam pas pritshmëritë ashtu edhe ka dalë, bile edhe më mirë. Për mua, deri më tani vlerësimi është 10/10, nuk kam asnjë ankesë. Shumë koncepte i kam mësuar rrënjësisht për një kohë shumë më të shkurtër se çe kam paramenduar."

Laurat Hajrullaaga

"E kam ndjekur Bootcamp #1 vitin e kaluar (2020) të organizuar nga PërProgramera, pjesën e modulit PHP/Laravel. Mund të them që më ka pelqyer shumë struktura dhe organizimi i kursit. E mira ka qenë që jo vetëm ke fitu njohuri praktike, por profesori Ylber shpeshherë ka ndarë me ne edhe njohuri të përgjithshme rreth programimit, apo organizimit të punës, që e ka berë më të larmishëm dhe dobishëm kursin. U rekomandoj të gjithë të rinjëve që kanë deshirë me u avansuar në ketë fushë ta ndjekin këtë bootcamp."

Fitim Adili
Syllabusi
Planprogrami i zgjeruar i trajnimit

Në vijim gjeni planprogramin e zgjeruar të trajnimit. Çdo modul përbëhet nga kapituj të ndryshëm të cilat ligjerohen në detaje (të përshtatme për fillestarët) dhe me përpikmëri të lartë.

  • Përgatitja e ambientit të punës
  • Hyrje në HTML5
  • Struktura e dokumentit
  • Elementet semantike
  • Meta etiketat
  • Teksti
  • Listat
  • Linqet
  • Imazhet 
  • Figurat
  • Imazhet e adaptueshme përmes etiketës <picture>
  • Tabelat
  • Format
  • iFrames
  • Multimedia (audio dhe video)
  • Elementet e reja të HTML5
  • HTML5 APIs
  • Praktikat e mira
  • Tips & Tricks
  • Resurse shtesë
  • Krijimi i projektit real me HTML5
  • Përgatitja e ambientit të punës
  • Hyrje në CSS 3
  • Teoria e ngjyrave
  • Modeli i kutisë
  • Selektorët
  • Selektorët e atributeve
  • Foleizimi (nesting)
  • Funksionet
  • Pseudo klasat
  • Pseudo elementet
  • Definimi i madhësisë së elementeve
  • Kornizat, Padding, dhe Margin
  • Stilizimi i tekstit, listave, linqeve, tabelave; dhe formave
  • Stilizimi i imazheve
  • Manipulimi i mënyrës së paraqitjes së elementeve
  • Pozicionimi i elementeve
  • Dukshmëria e elementeve
  • Definimi i variablave
  • Importimi i stileve përmes @import
  • Hijezimi i kutive
  • Rrafshimi (floating)
  • Tranzicionet dhe animacionet
  • Transformimet
  • Flexbox
  • Grid Layout
  • Strukturat fikse dhe të adaptueshme
  • Krijimi i pamjeve të adaptueshme (Responsive design)
    • Media Queries
  • Kontrollimi i përkrahjes së karakteristikave përmes caniuse dhe @supports
  • Utility-First CSS
  • Praktikat e mira
  • Tips & Tricks
  • Resurse shtesë
  • Krijimi i projektit real me HTML5 dhe CSS3
  • Çka është TailwindCSS?
  • Instalimi dhe konfigurimi 
  • Krijimi i ambientit të punës
  • Konceptet bazë
  • Personalizimi
  • Strukturimi
  • Definimi i madhësive
  • Hapësira
  • Kornizat
  • Tipografia
  • Sfondet
  • Efektet
  • Filtrat
  • Tabelat
  • Tranzicionet
  • Animacionet
  • Transformimet
  • Interaktiviteti
  • Flexbox dhe Grid
  • Scalable Vector Graphics (SVG)
  • Praktikat e mira
  • Tips & Tricks
  • Resurse shtesë
  • Krijimi i projektit real me HTML5 dhe TailwindCSS
  • Përgatitja e ambientit të punës
  • Hyrje në JavaScript
  • Shprehjet
  • Blloqet
  • Komentet
  • Tipet e të dhënave
  • Variablet
  • null vs. undefined
  • Konstantat
  • Dallimi ndërmjet var,let, dhe const
  • Fushat e qasshmërisë
  • Operatorët
  • Kushtet
    • If, If-Else, If i ndrërthurur
    • Switch
  • Unazat
    • For
    • While
    • Do-While
    • Komandat break dhe continue
  • Funksionet
    • Definimi i funksionit dhe konceptet bazë
    • Funksionet boshe (void functions)
    • Parametrat e funksionit
    • Aktivizimi i funksionit dhe ndarja e atributeve
    • Funksionet që kthejnë vlerë
    • Funksionet me sintaksë shigjetë (Arrow functions)
    • Funksionet anonime
    • Funksionet e rendit të lartë (High-order functions)
    • Closures
    • Funksionet rekurzive
    • Parametrat e mbetur (Rest parameters)
    • Hoisting
  • Iteratorët
  • Gjeneratorët
  • Vektorët
  • Funksionet e vektorëve
  • Sintaksa Spread
  • Destrukturimi i vektorëve
  • Trajtimi i përjashtimeve
  • Template literals
  • Programimi i orientuar në objekte
  • Object literal
  • Destrukturimi i objekteve
  • Karakteristikat e kalkuluara (Computed properties)
  • Regular expressions
  • Modulet (Krijimi, exportimi/importimi)
  • Premtimet (Promises)
  • setInterval dhe setTimeout
  • Programimi asinkron (Async/Await)
  • Document Object Model (DOM)
  • Manipulimi i DOM-it
  • Events
  • Ajax
  • Instalimi dhe manaxhimi i paketave përmes npm (Node Package Manager)
  • Konsumimi i API-ve përmes Axios
  • Web Storage API
  • Bonus materiale – tips & tricks, best practices, resources…
  • Krijimi i projektit real me HTML5, TailwindCSS, dhe JavaScript
  • Si me e deploy (online) JavaScript aplikacion-in e krijuar
  • Hyrje
  • Përgatitja e ambientit të punës
  • Si krijohet një projekt
  • React elementet
  • React Document Object Model
  • Komponentat
  • JSX
  • React props
  • Destrukturimi i vetive (destructuring props object)
  • Definimi i vetive të paradefinuara (default props)
  • Validimi i vetive të komponenteve (props validation)
  • Renderimi me kusht (conditional rendering)
  • Eventet
  • Puna me ueb forma
  • React Hooks – useState,useEffect, useRef, useContext, …
  • Menaxhimi i gjendjes (State Managment)
  • Cikli i jetës së komponenteve (Component lifecycle)
  • Custom hooks 
  • Libraria useHooks
  • Dërgimi i gjendjes dhe funksioneve tek komponentet fëmijë përmes props
  • Ngritja e gjendjes nga komponenta fëmijë tek komponenta prind
  • Komponentet e rendit të lartë (Higher-Order Components)
  • Linjat (routes) / React router
  • Konsumimi i APIs
  • Testimi i aplikacionit
  • Bonus materiale – tips & tricks, best practices, resources…
  • Krijimi i projektit real me HTML5, TailwindCSS, dhe React
  • Si me e deploy (online) React aplikacion-in e krijuar
  • Hyrje në MySQL
  • Instalimi dhe përdorimi i aplikacionit MySQL Workbanch
  • ER Diagramet
  • Tipet e të dhënave
  • Krijimi, Leximi, Azhurnimi; dhe Fshirja e të dhënave
  • Kufizimi i rezultateve (limit)
  • Renditja (sort)
  • Grupimi
  • Funksionet agregate
  • Puna me datën dhe kohën
  • Relacionet
  • Indekset
  • Kërkimi me tekst të plotë (full-text search)
  • Përdorimi i Join-ave
  • Funksionet
  • Procedurat dhe funksionet e ruajtura
  • Optimizimi
  • Krijimi i projektit real me MySQL + ER Diagram, implementim, dhe pyetësorë
  • Përgatitja e ambientit të punës
  • Hyrje në PHP
  • Sintaksa
  • Tipet e të dhënave
  • Variablat
  • Variablat – variabla ($$)
  • Konstantat
  • Operatorët
  • Operatori ternar
  • Kushtet – if, switch, match
  • Unazat – for, while, do-while
  • Komanda break dhe continue
  • Funksionet – koncepte bazë dhe të avancuara
  • Funksionet e integruara
  • Vektorët
  • Funksionet për punë me vektorë
  • Regular expressions
  • Trajtimi i përjashtimeve
  • Programimi i orientuar në objekte
  • Traits
  • Puna me skeda dhe skedare
  • Puna me bazat e të dhënave
  • Karakteristikat e ueb-it
  • Superglobalet – REQUEST, GET, POST, SERVER, FILES
  • Sesionet
  • Gurabiat (Cookies)
  • Puna me ueb forma
  • Ngarkimi i skedave (files) në servues
  • Karakteristikat e HTTP-së – headers, autentifikimi, status kodet, etj
  • Enkodimi dhe Dekodimi i JSON-it
  • Validimi i JSON-it përmes json_validate
  • Krijimi dhe konsumimi i API-ve
  • Aspekte të sigurisë në PHP
  • Instalimi, përdorimi, dhe menaxhimi i paketave përmes composer
  • Bonus materiale – tips & tricks, best practices, resources…
  • Krijimi i projektit real me HTML5, TailwindCSS, React, PHP, dhe MySQL
  • Si me e deploy (online) PHP aplikacionin e krijuar
  • Pse Laravel?
  • Përgatitja e ambientit të punës
  • Çka është Model View Controller?
  • Struktura e një Laravel projekti dhe domethënja e secilës skedë dhe skedarë
  • Mjeti Artisan – Çka është dhe cilat janë komandat që i mundëson?
  • Linjat (routes)
  • Linjat që kthejnë pamje (view)
  • Pamjet (views)
    • Blade template engine
  • Kontrollerët (controllers)
  • Modelet (models)
  • Migrimet
  • Seeds dhe Factories
  • Relacionet 1:1, 1:M, dhe M:M
  • Laravel Eloquent dhe Query builder– puna me baza të të dhënave
  • Requests, Responses, dhe Middleware
  • Puna me ueb forma
    • Validimi
    • Ngarkimi i skedave/skedarëve në servues
  • Livewire – konceptet bazë
  • Autentifikimi – manual dhe përmes jetstream
  • Lejet (Permissions) dhe Autorizimi – paketa laravel-permission
  • Krijimi dhe konsumimi i API-ve
  • Email-at dhe njoftimet
  • Lokalizimi (shumëgjuhësia)
  • Ekosistemi i Laravel (Valet, Forge, Passport, Cashier, etj.)
  • Integrimi i pagesave
  • Bonus materiale – tips & tricks, best practices, resources…
  • Krijimi i projektit real me HTML5, TailwindCSS, React, Laravel, dhe MySQL
  • Si me e deploy (online) Laravel aplikacionin e krijuar
  • Përzgjedhja e studentëve të dalluar
  • Ndarja e dhuratave
  • Ndarja e çertifikatave
  • Fjala përmbyllëse
Projektet
Projektet e veçuara të studentëve të dalluar

Në vijim gjeni disa prej projekteve të veçuara të studentëve të dalluar të bootcamp-eve paraprake.

Ylber Veliu, MSc

Ylber Veliu, MSc

Ylber Veliu, ka lindur më 1990 në Kumanovë, Maqedonia e Veriut.

Shkollën fillore dhe të mesme e ka përfunduar në vendlindje, ndërsa, fakultetin e “Shkencave Kompjuterike” në Shkup.

Aktualisht (paralelisht) është duke ndjekur studimet master në UBT në Prishtinë, drejtimi “Inxhinieria e uebit” dhe në UNT në Shkup, drejtimi “Inxhinieria softuerike e aplikuar”.

Është themelues dhe ligjerues në platformën edukative PËR PROGRAMERA.

Punon si zhvillues softuerik me kohë të plotë dhe konsulent me kohë të pjesshme në kompani zviceriane dhe britanike.

Ka mbi 10 vite përvojë në fushën e edukimit.

Pyetjet e shpeshta

Gjeni përgjigjet e pyetjeve të shpeshta

Të gjitha sesionet e bootcamp-it realizohen (live) online përmes aplikacionit Zoom.

20% ligjerim, 60% praktikë/projekte, 10% lojë, 10% diskutim
Ligjerim, studim individual (i pavarur), punë në grup, kodim live, pair programming, lojëra, diskutime, kuize, detyra shtëpie.

Pas përfundimit të bootcamp-it ju do të jeni në gjendje të kodoni një ueb sajt apo ueb aplikacion nga zero deri në produkt final me të gjitha karakteristikat e aplikacionit modern.
Gjithashtu do të pajiseni me aftësi të prezantimit dhe shitjes të cilat do të luajnë një rol kyç në karrierën tuaj.

Dy herë në javë nga 3 orë akademike.

ORARI

E hënë, 19:00 – 21:30

E mërkurë, 19:00-21:30

Pas çdo përfundimi të modulit do të realizohet projekt në mënyrë që të zotërohet mirëfilli teknologjia në fjalë. Poashtu, do të realizohen edhe disa  projekte pas përfundimit të të gjitha moduleve – në mënyrë që studenti të mësojë se si përdoren të gjitha teknologjive në një projekt të vetëm.

I tërë bootcamp-i (150 orë) kushton 300 Euro.
Pagesa bëhet përmes transaksionit bankar, Western Union, MoneyGram, ose Ria.

Studentët mund të paguajnë në dy këste, kësti i parë 200 Euro, kësti i dytë 100 Euro.

Pagesa e plotë ose kësti i parë duhet të realizohet deri më datë 1 Qershor 2024.

Jo. Luteni të bëni hulumtim paraprak dhe të regjistroheni vetëm nëse jeni të sigurtë që keni interes dhe mundësi për të ndjekur trajnimin.

Shënim: Të gjitha materialet (ligjeratat, kuizet, detyrat, projektet, …) e trajnimit arkivohen dhe në to keni qasje 24/7 si përgjatë ashtu edhe pasi të përfundojë trajnimi.

Çdo student që përfundon trajnimin me sukses pajiset me çertifikatë.

Me ndjekjen e mirëfilltë të bootcamp-it ju do të zotëroni njohuri me të cilat do të jeni të përshtatshëm për një pozitë Praktikant ose Junior Developer (në varësi prej përkushtimit).

Dy studentëve (një femër dhe një mashkull) të dalluar do t’i sigurohet punë praktike dhe do t’i dhurohet laptop i ri Macbook Air nga modeli i fundit me procesor M2.

Ju do të keni qasje të përhershme në të gjitha materialet, platformat, dhe mjetet e punës.

Rezervo ulësen tënde
Numri i studentëve është i kufizuar

Për të rezervuar vendin tuaj na kontaktoni përmes kanaleve në vijim: