WordPress Web Design
WordPress
Web Designer
Pas ndjekjes së këtij trajnimi ju do të jeni në mundësi të dizajnoni dhe ndërtoni uebsajte moderne pa shkruar asnjë rresht kodi.
Bëhu pjesë e rrugëtimit që garanton sukses
Përgjatë këtij trajnimi do të mësoni për zhvillimin dhe dizajnimin e uebsajteve moderne përmes Elementor-it në platformën WordPress. Ueb sajtet e ndërtuara përpos dizajnit unik do të jenë të optimizuara mirë, me performancë të lartë, dhe do të sjellin konvertime të sigurta. Poashtu, do mësoni për menaxhimin e serverëve (domenëve, email adresave, bazës së të dhënave) dhe shumëçka tjetër nga paneli i menaxhimit cPanel.
Trajnimi aktualisht nuk është aktiv
Për të rezervur qasjen në inçizimet e trajnimit të fundit na kontaktoni përmes kanaleve në seksionin "Regjistrohu"
Disa nga benefitet e trajnimit
Prej benefiteve të shumta që ofron trajnimi, në vijim kemi veçuar ato më të rëndësishmet:
Qasja në regjistrimet e sesioneve
Të gjitha ligjeratat e zhvilluara, regjistrohen, dhe në to studentët kanë qasje 24/7. Në këtë mënyrë ata do të jenë të plotësuar kur mungojnë, e poashtu edhe plotësojnë atë që u ka ikur nga vëmendja përgjatë mbajtjes live të ligjeratave.
Hapsirë online
Ofrohet hapësirë në servues dhe domain i personalizuar për praktikë dhe projekte gjatë trajnimit.
Studenti i dalluar
Studenti i dalluar përfiton domen dhe hosting për 1 vit pa pagesë.
Projekte reale
Ndërton projekte reale, përmes të cilave do të pasurosh portfolion tënde dhe bëhesh atraktiv për punëdhënësit.
Komuniteti
Bëhesh pjesë e një komuniteti me të cilin ndan interesa të përbashkëta, të ndihmojnë dhe i ndihmon në avansim personal dhe profesional.
Aftësitë e buta
Përpos aftësive teknike, pajisesh edhe me aftësi të buta (soft skills) të cilat janë çelës për një karrierë të suksesshme.
Teknologjitë
Mëson teknologjitë moderne të fjalës së fundit, me të cilat do të jesh në mundësi që i pavaruar të krijosh ueb sajte dhe aplikacione nga zero deri në produkt final.
Planprogrami i zgjeruar & përditësuar i trajnimit
Në vijim gjeni planprogramin e zgjeruar të trajnimit. Çdo modul përbëhet nga kapituj të ndryshëm të cilat ligjerohen në detaje dhe me përpikmëri të lartë.
- Hyrje në WordPress
- Hyrje në trajnim
- Fillimet e platformës
- Ekosistemi i WordPress
- Navigimi në WordPress.org
- Çka dhe si mund të kontribuoni në ekosistemin e WordPress
- Çka është uebi dhe si funksionon?
- Ueb servuesit dhe llojet e tyre
- Domen-ët, nëndomen-ët dhe DNS
- Hierarkia dhe Rekordet e DNS
- Blerja e serverit dhe domen-it
- Lidhja e domenit me servuesin
- Çka është cPanel dhe çka mundëson?
- Kyçja në platformë
- Mjetet, Informatat gjenerale dhe statistikat
- Menaxheri i dosjeve
- Puna me menaxhuesin e dosjeve
- Privatësia e drejtorisë
- Përdorimi i diskut
- Llogaritë FTP
- Domenet
- Krijimi dhe menaxhimi i Domene-ve
- Krijimi dhe menaxhimi i Nëndomene-ve
- Pseudonimet
- Ridrejtimet
- Redaktori i zonës
- Email
- Krijimi dhe menaxhimi i email adresave
- Krijimi dhe puna me forwarders
- Drejtimi i email
- Përgjigjet automatike
- Adresa e parazgjedhur
- Filtrat e email
- Importimi i adresave
- Bazat e të dhënave
- Përdorimi i platformës phpMyAdmin
- Krijimi dhe menaxhimi i bazës së të dhënave
- Magjistari i bazës së të dhënave
- Importimi dhe eksportimi i bazës së të dhënave
- Metrikë
- Vizitorët
- Gabimet
- Bandwidth
- AWStats
- Përdorimi i Burimeve
- Siguria
- Bllokuesi i IP adresave
- Instalimi i certifikatës SSL
- Mbrojtja Hotlinking
- Puna me librarinë e skriptave në Softaculous
- Lista e punëve
- Cilësimet e Softaculous
- Dosjet rezervë dhe Përkthimet
- Dosjet rezervë të jashtme
- Cilësimet e email
- Importimi i instalimeve
- Menaxhuesi i WordPress në Softaculous
- Klonimi i sajtit
- Krijimi i inskenimeve
- Dosjet rezervë
- Rikthimi i dosjeve rezervë
- Fshirja e sajtit
- Metodat e instalimit të WordPress
- Paneli i menaxhimit
- Cilësimet e WordPress
- Shëndeti i sajtit
- Personalizuesi
- Struktura e dosjeve
- Struktura e bazës së të dhënave
- Krijimi dhe puna me faqe
- Krijimi dhe puna me postime
- Dallimi ndërmjet faqeve dhe postimeve
- Krijimi i post tipeve të personalizuara
- Redaktimi, Draftet dhe Rishikimet
- Krijimi dhe përdorimi kategorive dhe nënkategorive
- Krijimi dhe përdorimi i etiketimeve
- Redaktori Gutenberg
- Ndërfaqja dhe cilësimet e Gutenberg
- Blloqet dhe puna me blloqe
- Pamja e listës
- Anatomia e blloqeve
- Redaktimi i plotë i faqes
- Temat e bazuara në blloqe
- Krijimi dhe puna me Gjedhe dhe pjesë Gjedheje
- Redaktori i Gjedheve
- Ndërruesi i stileve (Stilet Globale)
- Blloqet e gjedheve
- Blloku i ripërdorshëm
- Përdorimi i modeleve të bllokut
- Krijimi dhe menaxhimi i përdoruesëve
- Rolet dhe aftësitë e roleve
- Krijimi i roleve të reja
- Autentifikimi me 2 faktorë
- Ngarkimi i fotografive, videove dhe skedave zanore
- Përdorimi i mediave në faqet dhe postime e sajtit
- Meta informatat dhe editimi i multimediave
- Platforma Openverse
- Temat
- Çka janë temat dhe çfarë mundësojnë?
- Navigimi në Drejtorinë e temave
- Instalimi i temave në WordPress
- Ndryshimi i temave përmes bazës së të dhënave
- Importimi i përmbajtjes demo
- Personalizimi i temave përmes opsioneve
- Përditësimet automatike për tema
- Shtesat
- Çka janë shtesat dhe çfarë mundësojnë?
- Navigimi në Drejtorinë e shtesave
- Instalimi dhe konfigurimi i shtesave
- Cilësimet e shtesave
- Përditësimet automatike për shtesa
- Hyrje në ndërtuesit e faqeve?
- Instalimi i Elementor
- Cilësimet dhe mjetet në Elementor
- Menaxhimi i roleve
- Elementor Redaktori
- Cilësimet e faqes
- Naviguesi
- Modaliteti i përgjegjshëm
- Kategoritë e elementeve
- Elementet dhe puna me to
- Historia – Aksionet dhe Rishikimet
- Cilësimet e Redaktorit
- Parametrat e sajtit
- Sistemi i dizajnit
- Stili i temës
- Cilësime shtesë
- Ndërtuesi i temës
- Preferencat e përdoruesit
- Kërkuesi
- Elementet e paraqitjes
- Kontejneri
- Çfarë është kontejneri?
- Kontejnerët në dallim me Seksionet dhe Kolonat
- CSS Flexbox
- CSS Modeli i Kutisë
- Kontejneri – Cilësimet Flexbox
- Skeda Paraqitja, Stili dhe Cilësimet e Avancuara
- Krijimi i strukturës së sajtit me Kontejner
- Krijimi dhe menaxhimi i gjedheve në Elementor
- Kushtet e shfaqjes (Display Conditions)
- Opsionet e përmbajtjes së adaptueshme
- Fontet dhe ikonat e personalizuara
- Instalimi dhe konfigurimi i platformës WordPress
- Përgaditja e ambientit të punës
- Instalimi dhe konfigurimi i Elementor
- Përcaktimi i parametrave global dhe stilit të temës
- Krijimi i kreut dhe fundit të faqes
- Dizajnimi dhe ndërtimi i faqeve të sajtit
- Adaptimi i sajtit për paisjet mobil
- Indeksimi i sajtit në Google
- Siguria
- Si të mbrojmë sajtin?
- Shtesat e rekomanduara për siguri
- Lejet e skedareve
- Privilegjet e përdoruesit në databazë
- Prefiksi i tabelave
- Forcimi i dosjeve të konfigurimit
- Instalimi dhe konfigurimi i shtesës Siteground Security
- Detektimi i shtesave të rrezikshme
- Kopjet rezervë & Rivendosjet
- Performanca
- Ndikimi i PHP versionit në performancë
- Shtesat e rekomanduara për optimizim të shpejtësisë
- Optimizimi i imazheve
- Instalimi dhe konfigurimi i SiteGround Optimizer
- Konfigurimi i caching/purge
- Minifikimi i fajllave CSS/JS
- Kombinimi i fajllave CSS/JS
- Optimizimi i WordPress Heartbeat
- Optimizimi/Mirëmbajtja e databazës
- Instalimi dhe konfigurimi i platformës WordPress
- Përgaditja e ambientit të punës
- Instalimi dhe konfigurimi i Elementor
- Përcaktimi i parametrave global dhe stilit të temës
- Krijimi i kreut dhe fundit të faqes
- Dizajnimi dhe ndërtimi i faqeve të sajtit
- Adaptimi i sajtit për paisjet mobil
- Resurse të dobishme (Libra elektronikë, Video dhe Blogje).
- Përgaditja e sajtit personal
- Shfrytëzimi i platformave online
- Si t’u qasemi klientëve
- Realizimi i projekteve të suksesshme
- Mirëmbajtja e projekteve
- Fjalët përshëndetëse dhe ndarja e çertifikatave
Projektet e veçuara të studentëve të dalluar
Në vijim gjeni disa prej projekteve të veçuara të studentëve të dalluar të trajnimeve paraprake.
Disa nga përshtypjet e studentëve
Pjesëmarrja në trajnimin WordPress me Blerjanin ka qene një experience e re. Kam mësuar shumë gjera dhe atë në menyrë profesionale, personalisht kam pas edhe trajnime të tjera po kjo tek Blerjani ka qenë një eksperiencë e jashtezakonshme dhe mund të them lirisht që pas perfundimit të trajnimit kam qenë i gatshem të vazhdoj tutje me krijimin e uebfaqeve nga zero gjithashtu dhe me modifikimin e shablloneve, blerjen e domenit dhe hostit dhe shume gjëra të tjera qe i duhen një zhvilluesi profesional në WordPress.
Sa i përket trajnimit unë jam ndarë shumë e kënaqur, duke fillu së pari prej kualitetit te mësimit se si jeni mundu deri në detaje edhe çdo ikone me na shpejgu se cfarë funksioni ka. Super preciz në kohë, gjë qe unë e vlerësoj shumë e sidomos tek një ligjerues. Jo më pak e rëndesishmja është edhe çmimi gjë qe ka qenë shumë I volitshëm krahas asaj se si janë në treg sot. Unë me shume dëshirë, ka me i përcjell edhe trajnimet tjera që i ofroni dhe me qenë pjesë e atyre trajnimeve.
Nga trajnimi jam ndarë shumë i kënaqur si me ligjëruesin, profesor Blerjanin poashtu edhe me planprogramin. Nga trajnimi kam marrë njohuri shumë të dobishme në të gjitha teknologjitë e mësuara. Ligjërimi i mrekullueshëm dhe mbështetja e vazhdueshme nga ana e profesorit, e ka lehtësuar shumë këtë rrugëtim. Ky trajnim është ndër eksperiencat më të mira dhe të rëndesishme për mua.
Jam shumë me fat që kam qenë pjesë e ketij kursi, ligjeratat kanë qenë të qarta dhe konceptet janë spjeguar në detaje. Kam fituar klientin tim te parë dhe vlersimi nga unë është maksimal.
Blerjan Gashi, WP Expert
Blerjan Gashi, ka lindur më 1997 në Pejë, Kosovë.
Shkollën fillore e ka përfunduar në “Elena Gjikë”, shkollën e mesme në gjimnazin “Eqrem Çabej” dhe studimet universitare një pjesë në “Kolegjin Universum”, një pjesë në universitetin “Mykolas Romeris” në Vilnius të Lituanisë.
Është themelues i kompanisë Excomm dhe ligjerues në platformën edukatike PËR PROGRAMERA, për trajnimin “WordPress Web Designer”.
Gjeni përgjigjet e pyetjeve të shpeshta
Të gjitha sesionet e trajnimit realizohen online përmes aplikacionit Zoom.
Të gjithë pjesëmarrësit do të jenë pjesë e grupit në Zoom, ku do ndajmë materiale dhe komunikojmë me njëri tjetrin.
Ligjerim, studim individual (i pavarur), punë në grup, kuize, detyra shtëpie.
Pas përfundimit të trajnimit në WordPress, ju do të jeni në gjendje të dizajnoni dhe zhvilloni sajte nga zero deri në produkt final me të gjitha karakteristikat e teknologjive moderne. Poashtu do të mësoni serverët, domenët, email adresat dhe shumëçka tjetër nga paneli cPanel.
Gjithashtu do të pajiseni me aftësi të buta (soft skills) të cilat do të luajnë një rol kyç në karrierën tuaj.
Trajnimi do të zgjasë 42 orë akademike / 1.5 – 2 muaj.
Ligjeratat do të mbahen 2 herë në javë (E marte & E enjte).
Trajnimi kushton 120 euro.
Pagesa bëhet përmes transaksionit bankar ose kripto valutave.
Me çertifikatë digjitale valide pajisen të gjithë studentët që realizojnë projektet përgjatë trajnimit.
Numri i studentëve është i kufizuar
Për të rezervuar qasjen në inçizimet e trajnimit të fundit na kontaktoni përmes kanaleve në vijim: