Bazat e TIK-ut
Pas ndjekjes së këtij trajnimi ju do të jeni në mundësi që të pavarur të përdorni të gjitha vegëlat e TIK-ut: Microsoft Word, Microsoft Excel, Microsoft Power Point, Email + mësoni meteodologjinë e hulumtimit shkencor, dhe aftësitë e buta (soft skills) - përmes së cilave në masë të madhe do e rrisni cilësinë e punës/studimit tuaj.
Bëhu më i miri në punën/studimin tënde
8 nga 10 miliarderët e botës janë persona me sfond teknologjik. Ata përmes teknologjisë arritën të ua ndryshojnë jetën njerëzve e rrjedhimisht edhe vetëvetës. Me mësimin e teknologjisë ju do të pajiseni me dije të cilat u përndrisin jetën, hapin mundësi të shumta punësimi dhe vetëpunësimi, dhe u mundësojnë të keni impakt në shoqëri. 25 Tetori mund të jetë dita në të cilën jeta juaj ndryshon përgjithmonë.
25 Tetor 2023
Takimi i parë njoftues
25 Tetor 2023
Fillimi i ligjeratave
Disa nga benefitet e trajnimit
Prej benefiteve të shumta që ofron trajnimi, në vijim kemi veçuar ato më të rëndësishmet:
Qasja në regjistrimet e sesioneve
Të gjitha ligjeratat e zhvilluara, regjistrohen, dhe në to studentët do të kenë qasje 24/7. Në këtë mënyrë ata do të jenë të plotësuar kur mungojnë, e poashtu edhe plotësojnë atë që u ka ikur nga vëmendja përgjatë mbajtjes live të ligjeratave.
Studenti i dalluar
Studenti i dalluar do të shpërblehet në fund me 2 libra të sferës së teknologjisë.
Projekte reale
Ndërtimi i projekteve reale, përmes të cilave ju do të rrisni aftësitë për zgjidhje të problemeve, dhe kreativitetin.
Komuniteti
Ju bëheni pjesë e një komuniteti me të cilin ndan interesa të përbashkëta.
Aftësitë e buta
Përpos aftësive teknike, studentët do të pajisen edhe me aftësi të buta (soft skills) të cilat janë çelës për një të ardhëme të suksesshme.
Teknologjitë
Mëson teknologjitë moderne të fjalës së fundit.
Planprogrami i zgjeruar i trajnimit
Në vijim gjeni planprogramin e zgjeruar të trajnimit. Çdo modul përbëhet nga kapituj të ndryshëm të cilat ligjerohen në detaje dhe me përpikmëri të lartë.
Në këtë modul do të njihen me botën digjitale/kompjuterike. Duke filluar me nocionet bazë e deri tek detajet historike, dhe të rejat e fundit të kësaj fushe. Theks i veçantë do të u vihet fakteve historike në mënyrë që të ndikohet në motivimin tuaj për të u marrë me këtë fushë.
- Shkrimi i dokumenteve
- Editimi
- Fshirja
- Ruajtja
- Orientimi i teksteve
- Organizimi i përmbajtjes
- Replace (Zëvendëso)
- Find (Kërko)
- Formatimi i tekstit
- Shtesat
- Dizani i dokumentit
- Struktura
- Shtimi i fusnotave
- Citimi
- Bibliografia
- Tabela e përmbajtjes
- Shkrimi i raporteve
- Shkrimi i kërkesave
- Shtimi slideve
- Shtimi i teksteve
- Fshirja e teksteve
- Editimi i teksteve
- Dizajnimi i slide-ve
- Tranzicionet
- Animacionet
- Slide Show
- Find (Kërko)
- Replace (Zëvendëso)
- Orientimi i teksteve
- Organizimi i përmbajtjes
- Insertimi i qelizave
- Fshierja e qelizave
- Editimi i qelizave
- Dizajnimi i tabelave
- Llogaritjet
- Formulat e llogaritjeve
- Perpunimi i të dhënave
- Hapja e email-it të ri
- Menaxhimi i email-it
- Shkrimi i email-it zyrtar
- Përgjigjja në email-a zyrtar
- Ndërrimi i fjalëkalimit
- Ndërrimi i të dhënave personale në email
- Abstrakti
- Hyrja
- Metodologjia
- Kapitujt
- Rezymeja
- Përfundimi
- Bibliografia
- Përdorimi i referencave/burimeve nga librat dhe interneti
- Përgatitja e pyetësorve
- Kufizimet e përgjigjeve
- Ruajtja e përgjigjeve
- Publikimi i të dhënave online
Në këtë modul, ju do të prezantoni projektet tuaja, dhe do të merrni pjesë në diskutime me tama të ndryshme në mënyrë që përmes bashkëbisedimit të mishëroni teknikat e komunikimit dhe prezantimit.
Enisa Bekteshi Bahtiri
Enisa Bekteshi Bahtiri, është lindur më 1997, në qytetin Prizrenit, Republika e Kosovës.
Shkollën fillore dhe të mesme e ka përfunduar në vendlindje. Ka mbaruar studimet në Kolegjin Riinvest në drejtimin e inxhinierisë softuerike.
Aktivisht ka mbajtur ligjërata online dhe fizikisht. Posedon mirënjohje dhe diploma të shumta në fushën e teknologjisë. Ka përvojë të gjatë në edukimin dhe avansimin e fëmijëve me metodologjitë më moderne.
Gjeni përgjigjet e pyetjeve të shpeshta
Ligjerim, studim individual (i pavarur), punë në grup, kuize, detyra shtëpie.
Pas ndjekjes së trajnimit do të arrini nivel të lartë të njohurive në Microsoft Word, Microsoft Excel, Microsoft Power Point, Email, si dhe do të jeni në mundësi që të pavarur të bëni hulumtime shkencore, dhe testoni aftësitë tuaja ose të të tjerëve përmes testimeve online.
Nga 12 vjeç e sipër.
Trajnimi do të zgjasë 60 orë akademike / 3-4 muaj.
Dy herë në javë nga 2 orë akademike.
ORARI
E mërkurë, 20:00 – 21:45
E premte, 20:00 – 21:45
I tërë trajnimi (60 orë) kushton 120 Euro.
Pagesa bëhet përmes transaksionit bankar.
Çdo ndjekës i trajnimit në fund pajiset me çertifikatë digjitale.
Numri i studentëve është i kufizuar
Për të rezervuar vendin tuaj na kontaktoni përmes kanaleve në vijim: