TRAJNIM INTENZIV - ONLINE

C++ për studentët e shkencave kompjuterike

Pas ndjekjes së këtij trajnimi ju do të jeni në mundësi të kaloni me lehtësi provimet e lëndëve "Bazat e programimit", "Programimi i orientuar në objekte", dhe "Strukturat e të dhënave dhe algoritme".

60 orë
4 teknologji
120+ tema
100+ sfida (ushtrime)
Për vetëm

120.00€

*pa shpenzime të fshehura

Përshkrimi

Bëhu student i suksesshëm

Trajnimi "C++ për studentët e shkencave kompjuterike" është dizajnuar me kërkesën e studentëve për t'i ndihmuar me provimet e tre lëndëve kyçe të shkencave kompjuterike: "Hyrje në programim", "Programimi i orientuar në objekte", dhe "Strukturat e të dhënave dhe algoritme".

5 Qershor 2026

Takimi i parë njoftues

5 Qershor 2026

Fillimi i ligjeratave

Benefitet

Disa nga benefitet e trajnimit

Prej benefiteve të shumta që ofron trajnimi, në vijim kemi veçuar ato më të rëndësishmet:

Qasja në regjistrimet e sesioneve

Qasje në regjistrimet e sesioneve

Të gjitha ligjeratat e zhvilluara, regjistrohen, dhe në to studentët kanë qasje 24/7. Në këtë mënyrë ata do të jenë të plotësuar kur mungojnë, e poashtu edhe plotësojnë atë që u ka ikur nga vëmendja përgjatë mbajtjes live të ligjeratave.

Komuniteti

Komuniteti

Bëhesh pjesë e një komuniteti me të cilin ndan interesa të përbashkëta, të ndihmojnë dhe i ndihmon në avansim personal dhe profesional. Qasje dhe përkrahje 24/7.

Projekte reale

Ushtrime

Aplikim i koncepteve përmes sfidave (ushtrimeve) praktike. Përgjatë trajnimit do të zgjidhen më shumë se 100 ushtrime.

Punë praktike

Projekte reale

Krijim i projekteve reale me dijet e nxëna përgjatë tërë trajimit (të gjitha moduleve).

Aftësitë e buta

Aftësitë e buta

Përpos aftësive teknike, pajisesh edhe me aftësi të buta (soft skills) të cilat janë çelës për një karrierë të suksesshme.

Teknologjitë

Teknologjitë

Mëson teknologjitë për menaxhim të kodit, dhe punë ekipore (git dhe GitHub).

Syllabusi
Planprogrami i zgjeruar i trajnimit

Në vijim gjeni planprogramin e zgjeruar të trajnimit. Çdo temë përbëhet nga mësime të ndryshëm të cilat ligjerohen në detaje (të përshtatme për fillestarët) dhe me përpikmëri të lartë.

  • Hyrje
  • Ambienti i punës
  • Krijimi i projektit
  • Kompilimi
  • Tipet e të dhënave
  • Operatori për ndarje të vlerës
  • Variablat
  • Konstantat
  • Komandat për hyrje / dalje
  • Operatorët
    • Operatorët aritmetik
    • Operatorët për krahasim
    • Operatorët për (ri)ndarje të vlerës
    • Operatorët logjik
    • Operatorët për rritje / zvogëlim
    • Operatorët për punë me bita
    • Operatori ternar (kusht)
    • Operatori sizeof
  • Mbingarkimi i operatorëve
  • Kushtet – if, switch
  • Unazat – for, while, do-while
  • Vektorët (1D arrays)
  • Matricat (2D arrays
  • Stringjet dhe funksionet e tyre
  • Funksionet
    • Deklarimi dhe aktivizimi i funksionit
    • Funksionet boshe
    • Funksionet që kthejnë vlerë
    • Parametrat 
    • Ndarja përmes vlerës
    • Ndarja përmes referencës
    • Parametrat me vlera të paradefinuara
    • Fusha e qasshmërisë
    • Funksionet rekurzive
  • Trajtimi i përjashtimeve
  • Menaxhimi i memories – treguesit dhe adresat
  • Strukturat
  • Programimi i orientuar në objekte
    • Shabllonet (klasat)
    • Objektet
    • Konstruktor(ët) dhe destruktori
    • Enkapsulimi
    • Trashëgimia
    • Mbishkrimi i metodave (method overriding)
    • Mbingarkimi i metodave (method overloading)
    • Shumformësia (polymorphism)
    • Abstraksioni
  • Veçoritë moderne në C++ v. 20, 23
  • Standard Template Library – STL
    • vector  
    • map  
    • set  
    • queue  
    • stack  
  • Iteratorët 
  • Algoritmet (sort, find, count)
  • Algoritmet
    • E sortimit
    • E kërkimit
 
  • Menaxhimi i projekteve përmes mjetit git dhe platformës GitHub
    • Krijimi i repository
    • Klonimi
    • Shtimi dhe modifikimi i përmbajtjes
    • Degëzimi
    • Skeda .md
    • Fshehja e të dhënave të ndjeshme përmes .gitignore
    • Pull request(s)
    • Rregullimi i konflikteve
  • Trajnimi përfundoi – çka tash?
  • Rekomandime
  • Ndarja e çertifikatave
  • Fjala përmbyllëse
Ylber Veliu, MSc

Ylber Veliu, MSc

Ylber Veliu, ka lindur më 1990 në Kumanovë, Maqedonia e Veriut.

Shkollën fillore dhe të mesme e ka përfunduar në vendlindje, ndërsa, fakultetin e “Shkencave Kompjuterike” në Shkup.

Aktualisht (paralelisht) është duke ndjekur studimet master në UBT në Prishtinë, drejtimi “Inxhinieria e uebit” dhe në UNT në Shkup, drejtimi “Inxhinieria softuerike e aplikuar”.

Është themelues dhe ligjerues në platformën edukative PËR PROGRAMERA.

Punon si zhvillues softuerik me kohë të plotë dhe konsulent me kohë të pjesshme në kompani zviceriane dhe britanike.

Ka mbi 10 vite përvojë në fushën e edukimit.

Pyetjet e shpeshta

Gjeni përgjigjet e pyetjeve të shpeshta

Të gjitha sesionet e trajnimit realizohen (live) online përmes aplikacionit Zoom.

20% ligjerim, 60% praktikë/projekte, 10% lojë, 10% diskutim
Ligjerim, studim individual (i pavarur), punë në grup, kodim live, pair programming, lojëra, diskutime, kuize, detyra shtëpie.

Pas përfundimit të trajnimit ju do të jeni në gjendje të kodoni aplikacione përmes gjuhës C++ duke përdorur paradigmat strukturore, funkcionale, dhe të orientuar në objekte + strukturat e të dhënave dhe algoritmeve. 

Dy herë në javë nga 3 orë akademike.

ORARI

E premte, 19:00 – 21:30
E dielë, 19:00 – 21:30

Trajnimi kushton 120 Euro.
Pagesa bëhet përmes transaksionit bankar, crypto, Western Union, MoneyGram, ose Ria.

Jo. Luteni të bëni hulumtim paraprak dhe të regjistroheni vetëm nëse jeni të sigurtë që keni interes dhe mundësi për të ndjekur trajnimin.

Shënim: Të gjitha materialet (ligjeratat, kuizet, detyrat, projektet, …) e trajnimit arkivohen dhe në to keni qasje 24/7 si përgjatë ashtu edhe pasi të përfundojë trajnimi.

Çdo student që përfundon trajnimin me sukses pajiset me çertifikatë.

Ju do të keni qasje të përhershme në të gjitha materialet, platformat, dhe mjetet e punës.

Rezervo ulësen tënde
Numri i studentëve është i kufizuar

Për të rezervuar vendin tuaj na kontaktoni përmes kanaleve në vijim: