NJË TRAJNIM QË FËMIJËVE UA NDRYSHON JETËN

Kodimi për fëmijë

Pas ndjekjes së këtij trajnimi fëmija juaj do të mësojë logjikën e programimit, krijimin e lojërave kompjuterike dhe aplikacioneve për paisjet mobile.

60 orë
2 platforma
5 module
80+ tema
Çmimi

120.00€​

Përshkrimi

Bëje fëmijën tënd unik përmes aftësive unike

8 nga 10 miliarderët e botës janë persona me sfond teknologjik. Ata përmes teknologjisë arritën të ua ndryshojnë jetën njerëzve e rrjedhimisht edhe vetëvetës. Me mësimin e teknologjisë fëmija juaj do të pajiset me dije të cilat i përndrisin jetën, hapin mundësi të shumta punësimi dhe vetëpunësimi, dhe u mundësojnë të lënë impakt në shoqëri. Data 13 Mars mund të jetë dita në të cilën fëmijës tuaj i ndryshon jeta përgjithmonë

13 Mars 2023

Takimi i parë njoftues

13 Mars 2023

Fillimi i ligjeratave

Benefitet

Disa nga benefitet e trajnimit

Prej benefiteve të shumta që ofron trajnimi, në vijim kemi veçuar ato më të rëndësishmet:

Qasja në regjistrimet e sesioneve

Qasja në regjistrimet e sesioneve

Të gjitha ligjeratat e zhvilluara, regjistrohen, dhe në to fëmijët kanë qasje 24/7. Në këtë mënyrë ata do të jenë të plotësuar kur mungojnë, e poashtu edhe plotësojnë atë që u ka ikur nga vëmendja përgjatë mbajtjes live të ligjeratave.

Studenti i dalluar

Nxënësi i dalluar

Nxënësi i dalluar do të shpërblehet në fund me 2 libra të sferës së teknologjisë.

Projekte reale

Projekte reale

Ndërtimi i projekteve dhe lojërave reale, përmes të cilave fëmija juaj do të ngrisë aftësitë për zgjidhje të problemeve, dhe kreativitetin.

Komuniteti

Komuniteti

Fëmija juaj bëhet pjesë e një komuniteti me të cilin ndan interesa të përbashkëta.

Aftësitë e buta

Aftësitë e buta

Përpos aftësive teknike, fëmija juaj pajiset edhe me aftësi të buta (soft skills) të cilat janë çelës për një të ardhëme të ndritur.

Teknologjitë

Teknologjitë

Mëson teknologjitë moderne të fjalës së fundit, me të cilat fëmija juaj do të jetë në mundësi që i pavaruar të krijojë lojëra dhe aplikacione për paisjet mobile.

Syllabusi
Planprogrami i zgjeruar i trajnimit

Në vijim gjeni planprogramin e zgjeruar të trajnimit. Çdo modul përbëhet nga kapituj të ndryshëm të cilat ligjerohen në detaje dhe me përpikmëri të lartë.

Në këtë modul fëmijët njihen me botën digjitale/kompjuterike. Duke filluar me nocionet bazë e deri tek detajet historike, dhe të rejat e fundit të kësaj fushe. Theks i veçant do të u vihet fakteve historike në mënyrë që të ndikohet në motivimin e fëmijëve tuaj për të u marrë me këtë fushë.

Pas krijimit të sensit se çka janë dhe si punojnë kompjuterët do të kalohet në koncepte më konkrete, në atë se si punojnë dhe krijohen programet kompjuterike. Kjo është faza e ndërtimit të personalitetit të një programuesi të ardhëshëm – fazë në të cilën theks i veçant i vihet aftësive për zgjidhjen e problemeve, dhe kreativitetit.

Njohja me platformën Scratch, dhe krijimi i projekteve të ndryshme përmes blloqeve.

Njohja me platformën AppInventor, dhe krijimi i projekteve të ndryshme për paisjet mobile (përmes blloqeve).

Në këtë modul, fëmijët do të prezantojnë projektet e tyre, dhe do të marrin pjesë në diskutime me tama të ndryshme në mënyrë që përmes bashkëbisedimit të mishërojnë teknikat e komunikimit dhe prezantimit.

Projektet
Disa nga projektet që do të ndërtojë fëmija juaj

Në vijim gjeni disa prej projekteve të veçuara që fëmijët do të i krijojnë përgjatë trajnimit.

Projektet e studentëve të ndërtuara përgjatë trajnimit.

Ligjeruese në trajnimin "Kodimi për fëmijë"

Enisa Bekteshi Bahtiri

Enisa Bekteshi Bahtiri, është lindur më 1997, në qytetin Prizrenit,  Republika e Kosovës.

Shkollën fillore dhe të mesme e ka përfunduar në vendlindje. Ka mbaruar studimet në Kolegjin Riinvest në drejtimin e inxhinierisë softuerike.

Aktivisht ka mbajtur ligjërata online dhe fizikisht. Posedon mirënjohje dhe diploma të shumta në fushën e teknologjisë. Ka përvojë të gjatë në edukimin dhe avansimin e fëmijëve me metodologjitë më moderne.

Pyetjet e shpeshta

Gjeni përgjigjet e pyetjeve të shpeshta

Të gjitha sesionet e trajnimit realizohen online përmes aplikacionit Zoom.
30% ligjerim & 70% praktikë (ushtrime dhe projekte).
Ligjerim, studim individual (i pavarur), punë në grup, kuize, detyra shtëpie.

Pas ndjekjes së këtij trajnimi fëmija juaj do të mësojë logjikën e programimit dhe krijimin e aplikacioneve për pajisje mobile. Poashtu fëmija juaj do të pajiset me aftësi të buta përmes së cilave më lehtë do të integrohet në komunitetin me të cilin ndan të njejtin pasion.

Fëmijët nga 8 deri në 14 vjeç.

Trajnimi do të zgjasë 60 orë akademike / 4 muaj.

Ligjeratat do të mbahen 2 herë në javë. 

ORARI

E mërkurë / 20:00 – 21:45
E premte / 20:00 – 21:45

I tërë trajnimi (60 orë) kushton 120 Euro.
Pagesa bëhet përmes transaksionit bankar.

Çdo ndjekës i trajnimit në fund pajiset me çertifikatë digjitale.

Rezervoni ulësen e fëmijës tuaj
Numri i nxënësve është i kufizuar

Për të rezervuar vendin e fëmijës tuaj na kontaktoni përmes kanaleve në vijim: