Krijo ueb sajt pa kod dhe rankonu #1 në Google

WordPress Web Design
SEO + ChatGPT

WordPress
Web Designer

Pas ndjekjes së këtij trajnimi ju do të jeni në mundësi të dizajnoni dhe ndërtoni uebsajte moderne pa shkruar asnjë rresht kodi, rankimin #1 në Google, dhe teknikat e avncuara të ChatGPT.

40 orë
5+ platforma
14 module
150+ tema
Çmimi

120.00€​

Përshkrimi

Bëhu pjesë e rrugëtimit që garanton sukses

Përgjatë këtij trajnimi do të mësoni për zhvillimin dhe dizajnimin e uebsajteve moderne përmes Elementor-it në platformën WordPress. Ueb sajtet e ndërtuara përpos dizajnit unik do të jenë të optimizuara mirë, me performancë të lartë, dhe do të sjellin konvertime të sigurta. Poashtu, do mësoni për optimizimin e faqes për motorët e kërkimit (SEO), përdorimin e ChatGPT për të përshpejtuar procesin e punës, menaxhimin e serverëve.

Regjistrimet janë hapur


Trajnimi fillon më 3 Prill 2025
Për të rezervur vendin tuaj na kontaktoni përmes kanaleve në seksionin "Regjistrohu"

Benefitet

Disa nga benefitet e trajnimit

Prej benefiteve të shumta që ofron trajnimi, në vijim kemi veçuar ato më të rëndësishmet:

Qasja në regjistrimet e sesioneve

Qasja në regjistrimet e sesioneve

Të gjitha ligjeratat e zhvilluara, regjistrohen, dhe në to studentët kanë qasje 24/7. Në këtë mënyrë ata do të jenë të plotësuar kur mungojnë, e poashtu edhe plotësojnë atë që u ka ikur nga vëmendja përgjatë mbajtjes live të ligjeratave.

Hapsirë online

Hapsirë online

Ofrohet hapësirë në servues dhe domain i personalizuar për praktikë dhe projekte gjatë trajnimit.

Studenti i dalluar

Studenti i dalluar

Studenti i dalluar përfiton 2 libra programimi FALAS.

Projekte reale

Projekte reale

Ndërton projekte reale, përmes të cilave do të pasurosh portfolion tënde dhe bëhesh atraktiv për punëdhënësit.

Komuniteti

Komuniteti

Bëhesh pjesë e një komuniteti me të cilin ndan interesa të përbashkëta, të ndihmojnë dhe i ndihmon në avansim personal dhe profesional.

Aftësitë e buta

Aftësitë e buta

Përpos aftësive teknike, pajisesh edhe me aftësi të buta (soft skills) të cilat janë çelës për një karrierë të suksesshme.

Teknologjitë

Teknologjitë

Mëson teknologjitë moderne të fjalës së fundit, me të cilat do të jesh në mundësi që i pavaruar të krijosh ueb sajte dhe aplikacione nga zero deri në produkt final.

Syllabusi
Planprogrami i zgjeruar & përditësuar i trajnimit

Në vijim gjeni planprogramin e zgjeruar të trajnimit. Çdo modul përbëhet nga kapituj të ndryshëm të cilat ligjerohen në detaje dhe me përpikmëri të lartë.

  • Hyrje në WordPress
  • Hyrje në trajnim
  • Fillimet e platformës
  • Ekosistemi i WordPress
  • Navigimi në WordPress.org
  • Çka dhe si mund të kontribuoni në ekosistemin e WordPress
  • Çka është uebi dhe si funksionon?
  • Ueb servuesit dhe llojet e tyre
  • Domen-ët, nëndomen-ët dhe DNS
  • Hierarkia dhe Rekordet e DNS
  • Blerja e serverit dhe domen-it
  • Lidhja e domenit me servuesin

Hyrje në hPanel

  • Përmbledhje e hPanel: Çfarë është dhe si funksionon
  • Navigimi në ndërfaqen e hPanel
  • Kuptimi i planeve të ndryshme të hostingut dhe veçorive të tyre

 

Menaxhimi i Domain-it

  • Si të regjistrosh dhe të lidhësh një domain
  • Konfigurimi i domain-it (DNS, Nameservers, Redirections)
  • Nëndomainet dhe domain-et e parkuara
  • Konfigurimi i email-it për domain

 

Menaxhimi i Skedarëve

  • Përdorimi i File Manager në hPanel
  • Ngarkimi dhe menaxhimi i skedarëve
  • Vendosja e lejeve për skedarët
  • Backup dhe rikthimi i skedarëve

 

Menaxhimi i Uebsajteve

  • Instalime me një klik (WordPress, Joomla, etj.)
  • Menaxhimi i databazave dhe konfigurimi i MySQL
  • Konfigurimi i FTP dhe aksesimi i tij
  • Optimizimi i shpejtësisë së uebsajtit me veglat e hPanel

 

Hosting i Email-it & Siguria

  • Krijimi dhe menaxhimi i llogarive të email-it
  • Konfigurimi i webmail dhe përcjellja e email-it
  • Filtrimi i spamit dhe cilësimet e sigurisë për email
  • Backup dhe rikuperimi i email-eve

 

Siguria dhe Optimizimi i Performancës

  • Instalimi i certifikatës SSL
  • Mbrojtja nga firewall dhe malware
  • Mbrojtja nga DDoS dhe monitorimi i sigurisë
  • Aktivizimi i Cloudflare dhe caching

 

Konfigurime të Avancuara

  • Përshtatja e cilësimeve të PHP
  • Menaxhimi i cron jobs
  • Rregullimet e ridrejtimit dhe menaxhimi i skedarit .htaccess
  • Krijimi i një mjedisi të testimit për uebsajtin

 

Zgjidhja e Problemeve & Mbështetja

  • Diagnostikimi i problemeve të zakonshme në hosting
  • Kontrolli i log-ve të gabimeve dhe raporteve të përdorimit
  • Si të kontaktoni mbështetjen e Hostinger
  • Migrimi i uebsajteve në dhe nga hPanel

Hyrje në Local WP

  • Çfarë është Local WP?
  • Pse të përdorim Local WP për zhvillimin e WordPress?
  • Instalimi i Local WP në Windows & macOS
  • Navigimi në ndërfaqen e Local WP

 

Krijimi i një Uebsajti WordPress Lokalisht

  • Krijimi i një faqeje të re WordPress
  • Kuptimi i mjediseve të faqes (Preferred vs. Custom)
  • Konfigurimi i PHP, MySQL dhe opsioneve të serverit
  • Klonimi dhe importimi i faqeve ekzistuese

 

Menaxhimi i Uebsajteve WordPress Lokalisht

  • Përdorimi i panelit të Local WP
  • Aksesimi i skedarëve dhe bazës së të dhënave
  • Menaxhimi i certifikatave SSL lokalisht
  • Konfigurimi i WordPress multisite

 

Rrjedha e Punës për Zhvillimin me Local WP

  • Puna me tema dhe plugin-e
  • Diagnostikimi dhe zgjidhja e gabimeve në WordPress
  • Krijimi dhe menaxhimi i Blueprints

 

Bashkëpunimi & Vendosja e Uebsajtit

  • Shtyrja dhe tërheqja e ndryshimeve me Local WP
  • Integrimi i Local WP me hostet (p.sh., WP Engine, Flywheel)
  • Eksportimi dhe migrimi i faqeve në një server të drejtpërdrejtë
  • Vendosja e faqes duke përdorur mjete të palëve të treta

 

Funksionalitete të Avancuara & Optimizimi

  • Përdorimi i shtesave të Local WP (p.sh., Link Checker, Image Optimizer)
  • Optimizimi i shpejtësisë për mjediset lokale
  • Konfigurimi i kopjeve rezervë të bazës së të dhënave
  • Zgjidhja e problemeve të zakonshme të Local WP
  • Metodat e instalimit të WordPress
  • Paneli i menaxhimit
  • Cilësimet e WordPress
  • Shëndeti i sajtit
  • Personalizuesi
  • Struktura e dosjeve
  • Struktura e bazës së të dhënave
  • Krijimi dhe puna me faqe
  • Krijimi dhe puna me postime
  • Dallimi ndërmjet faqeve dhe postimeve
  • Krijimi i post tipeve të personalizuara
  • Redaktimi, Draftet dhe Rishikimet
  • Krijimi dhe përdorimi kategorive dhe nënkategorive
  • Krijimi dhe përdorimi i etiketimeve

Hyrje në Blocksy

  • Çfarë është Blocksy?
  • Pse të zgjedhim Blocksy në vend të temave të tjera?
  • Pasqyrë e veçorive kryesore të Blocksy
  • Instalimi dhe aktivizimi i Blocksy

 

Kuptimi i Panelit të Blocksy

  • Navigimi në panelin e cilësimeve të Blocksy
  • Diferencat midis versionit falas dhe atij pro
  • Integrimi me Gutenberg & Elementor
  • Konfigurimi i cilësimeve globale të faqes

 

Personalizimi i Pamjes së Faqes

  • Zgjedhja dhe importimi i faqeve të para-ndërtuara
  • Konfigurimi i tipografisë dhe ngjyrave
  • Rregullimi i header-it dhe footer-it me Header & Footer Builder
  • Menaxhimi i paraqitjes dhe hapësirave në faqe

 

Personalizimi i Avancuar i Header dhe Footer

  • Krijimi i header-ve të ndryshëm me logjikë kushtore
  • Shtimi i elementeve si ikonat sociale, butonat dhe fushat e kërkimit
  • Konfigurimi i header-it të ngjitur (sticky) dhe transparent
  • Personalizimi i footer-it me widget-e

 

Krijimi i Përmbajtjes Dinamike me Blocksy

  • Përdorimi i tipeve të personalizuara të postimeve dhe fushave të personalizuara
  • Konfigurimi i faqeve arkivë
  • Menaxhimi i paraqitjes së blogut dhe postimeve individuale
  • Personalizimi i faqeve të kategorive dhe etiketave

 

Integrimi dhe Optimizimi i WooCommerce

  • Konfigurimi i një dyqani online me Blocksy
  • Personalizimi i paraqitjes së dyqanit WooCommerce
  • Optimizimi i faqeve të produkteve dhe arkës (checkout)
  • Shtimi i elementeve për të rritur shitjet

 

Optimizimi i Performancës & SEO

  • Optimizimi i shpejtësisë me kodin e lehtë të Blocksy
  • Integrimi me plugin-e të cache dhe optimizimit
  • Cilësimet SEO për renditje më të mira në Google
  • Optimizimi i imazheve dhe aktivizimi i lazy loading

 

Veçori të Avancuara dhe Personalizime

  • Përdorimi i sidebar-eve dhe widget-eve me logjikë kushtore
  • Integrimi i Blocksy me mjete dhe plugin-e të palëve të treta
  • Krijimi i pop-up-eve dhe thirrjeve për veprim (CTA)
  • Shtimi i CSS të personalizuar dhe fragmenteve të kodit për modifikime më të thella

 

Siguria, Përditësimet & Praktikat më të Mira

    • Mbajtja e Blocksy dhe WordPress të përditësuar
    • Sigurimi i faqes nga kërcënimet e mundshme
    • Strategjitë e backup dhe rikuperimit
    • Zgjidhja e problemeve më të zakonshme
  • Krijimi dhe menaxhimi i përdoruesëve
  • Rolet dhe aftësitë e roleve
  • Krijimi i roleve të reja
  • Autentifikimi me 2 faktorë
  • Ngarkimi i fotografive, videove dhe skedave zanore
  • Përdorimi i mediave në faqet dhe postime e sajtit
  • Meta informatat dhe editimi i multimediave
  • Platforma Openverse
  • Temat
    • Çka janë temat dhe çfarë mundësojnë?
    • Navigimi në Drejtorinë e temave
    • Instalimi i temave në WordPress
    • Ndryshimi i temave përmes bazës së të dhënave
    • Importimi i përmbajtjes demo
    • Personalizimi i temave përmes opsioneve
    • Përditësimet automatike për tema
  • Shtesat
    • Çka janë shtesat dhe çfarë mundësojnë?
    • Navigimi në Drejtorinë e shtesave
    • Instalimi dhe konfigurimi i shtesave
    • Cilësimet e shtesave
    • Përditësimet automatike për shtesa
  • Hyrje në ndërtuesit e faqeve?
  • Instalimi i Elementor
  • Cilësimet dhe mjetet në Elementor
  • Menaxhimi i roleve
  • Elementor Redaktori
  • Cilësimet e faqes
  • Naviguesi
  • Modaliteti i përgjegjshëm
  • Kategoritë e elementeve 
  • Elementet dhe puna me to
  • Historia – Aksionet dhe Rishikimet
  • Cilësimet e Redaktorit
  • Parametrat e sajtit
    • Sistemi i dizajnit
    • Stili i temës
    • Cilësime shtesë
  • Ndërtuesi i temës
  • Preferencat e përdoruesit
  • Kërkuesi
  • Elementet e paraqitjes
  • Kontejneri
    • Çfarë është kontejneri?
    • Kontejnerët në dallim me Seksionet dhe Kolonat
    • CSS Flexbox
    • CSS Modeli i Kutisë
    • Kontejneri – Cilësimet Flexbox
    • Skeda Paraqitja, Stili dhe Cilësimet e Avancuara
    • Krijimi i strukturës së sajtit me Kontejner
  • Krijimi dhe menaxhimi i gjedheve në Elementor
  • Kushtet e shfaqjes (Display Conditions)
  • Opsionet e përmbajtjes së adaptueshme
  • Fontet dhe ikonat e personalizuara
  • Instalimi dhe konfigurimi i platformës WordPress
  • Përgaditja e ambientit të punës
  • Instalimi dhe konfigurimi i Elementor
  • Përcaktimi i parametrave global dhe stilit të temës
  • Krijimi i kreut dhe fundit të faqes
  • Dizajnimi dhe ndërtimi i faqeve të sajtit
  • Adaptimi i sajtit për paisjet mobil
  • Indeksimi i sajtit në Google
  • Siguria
    • Si të mbrojmë sajtin?
    • Shtesat e rekomanduara për siguri
    • Lejet e skedareve
    • Privilegjet e përdoruesit në databazë
    • Prefiksi i tabelave
    • Forcimi i dosjeve të konfigurimit
    • Instalimi dhe konfigurimi i shtesës Siteground Security
    • Detektimi i shtesave të rrezikshme
    • Kopjet rezervë & Rivendosjet
  • Performanca
    • Ndikimi i PHP versionit në performancë
    • Shtesat e rekomanduara për optimizim të shpejtësisë
    • Optimizimi i imazheve
    • Instalimi dhe konfigurimi i SiteGround Optimizer
      • Konfigurimi i caching/purge
      • Minifikimi i fajllave CSS/JS
      • Kombinimi i fajllave CSS/JS
      • Optimizimi i WordPress Heartbeat
    • Optimizimi/Mirëmbajtja e databazës
  • Instalimi dhe konfigurimi i platformës WordPress
  • Përgaditja e ambientit të punës
  • Instalimi dhe konfigurimi i Elementor
  • Përcaktimi i parametrave global dhe stilit të temës
  • Krijimi i kreut dhe fundit të faqes
  • Dizajnimi dhe ndërtimi i faqeve të sajtit
  • Adaptimi i sajtit për paisjet mobil
  • Çfarë është SEO?
  • SEO Auditimi
  • Hulumtimi i çelësfjalëve (keyword research)
  • On-Page SEO
  • Off-Page SEO
  • Technical SEO
  • Local SEO

Hyrje në Rank Math SEO

  • Përmbledhje e Rank Math dhe veçoritë e tij
  • Krahasimi me shtojcat e tjera SEO (Yoast, All-in-One SEO)
  • Instalimi dhe konfigurimi i Rank Math në WordPress

 

Paneli i Rank Math & Cilësimet Bazë

  • Eksplorimi i panelit të Rank Math
  • Vendosja e integrimit me Google Search Console dhe Google Analytics
  • Konfigurimi i cilësimeve të përgjithshme për SEO optimale

 

SEO në Faqe me Rank Math

  • Kuptimi i pikës SEO dhe rekomandimeve
  • Optimizimi i titujve, përshkrimeve meta dhe fjalëve kyçe
  • Përdorimi i mjeteve të Rank Math për analizën e lexueshmërisë dhe përmbajtjes

 

Veçori të Avancuara SEO në Rank Math

  • Schema Markup: Shtimi i të dhënave të strukturuara (Produkt, Artikull, FAQ, etj.)
  • Optimizimi i breadcrumbs dhe permalinks
  • Cilësimet për SEO lokale për bizneset

 

SEO Teknike & Optimizimi i Performancës

  • XML Sitemaps: Personalizimi dhe dorëzimi
  • Ridrejtimet dhe rregullimi i gabimeve 404
  • Menaxhimi i skedarëve robots.txt dhe .htaccess

 

Rank Math për SEO të WooCommerce

  • Vendosja e cilësimeve SEO për WooCommerce
  • Optimizimi i faqeve të produkteve, kategorive dhe etiketave
  • Shtimi i Schema Markup për produktet WooCommerce

 

Optimizimi i Përmbajtjes & Ndërtimi i Lidhjeve

  • Përdorimi i veçorisë Content AI të Rank Math
  • Sugjerimet dhe automatizimi i lidhjeve të brendshme
  • Menaxhimi i ridrejtimit për SEO më të mirë

 

Analitika & Ndjekja e Pozicionimeve

  • Monitorimi i performancës së faqes me Rank Math Analytics
  • Vendosja e ndjekjes së fjalëve kyçe dhe raporteve
  • Kuptimi i integrimit me Google Search Console

 

Audite SEO & Zgjidhja e Problemeve

  • Kryerja e një auditi SEO me Rank Math
  • Rregullimi i problemeve më të zakonshme SEO të identifikuara nga Rank Math
  • Praktikat më të mira për ruajtjen e shëndetit SEO
  • ChatGPT Prompts
  • Ideation
  • Keywords
  • Link Building
  • Marketing
  • Outreach
  • Products
  • Research
  • Writing
  • Resurse të dobishme (Libra elektronikë, Video dhe Blogje).
  • Përgaditja e sajtit personal
  • Shfrytëzimi i platformave online
  • Si t’u qasemi klientëve
  • Realizimi i projekteve të suksesshme
  • Mirëmbajtja e projekteve
  • Fjalët përshëndetëse dhe ndarja e çertifikatave
Projektet
Projektet e veçuara të studentëve të dalluar

Në vijim gjeni disa prej projekteve të veçuara të studentëve të dalluar të trajnimeve paraprake.

Përshtypjet e studentëve

Disa nga përshtypjet e studentëve

Pjesëmarrja në trajnimin WordPress ka qene një experience e re. Kam mësuar shumë gjera dhe atë në menyrë profesionale, personalisht kam pas edhe trajnime të tjera po ka qenë një eksperiencë e jashtezakonshme dhe mund të them lirisht që pas perfundimit të trajnimit kam qenë i gatshem të vazhdoj tutje me krijimin e uebfaqeve nga zero gjithashtu dhe me modifikimin e shablloneve, blerjen e domenit dhe hostit dhe shume gjëra të tjera qe i duhen një zhvilluesi profesional në WordPress.

Kushtrim Arifi

Sa i përket trajnimit unë jam ndarë shumë e kënaqur, duke fillu së pari prej kualitetit te mësimit se si jeni mundu deri në detaje edhe çdo ikone me na shpejgu se cfarë funksioni ka. Super preciz në kohë, gjë qe unë e vlerësoj shumë e sidomos tek një ligjerues. Jo më pak e rëndesishmja është edhe çmimi gjë qe ka qenë shumë I volitshëm krahas asaj se si janë në treg sot. Unë me shume dëshirë, ka me i përcjell edhe trajnimet tjera që i ofroni dhe me qenë pjesë e atyre trajnimeve.

Rajmonda Obri

Nga trajnimi jam ndarë shumë i kënaqur si me ligjëruesin, poashtu, edhe me planprogramin. Nga trajnimi kam marrë njohuri shumë të dobishme në të gjitha teknologjitë e mësuara. Ligjërimi i mrekullueshëm dhe mbështetja e vazhdueshme nga ana e profesorit, e ka lehtësuar shumë këtë rrugëtim. Ky trajnim është ndër eksperiencat më të mira dhe të rëndesishme për mua.

Amir Isufi

Jam shumë me fat që kam qenë pjesë e ketij kursi, ligjeratat kanë qenë të qarta dhe konceptet janë spjeguar në detaje. Kam fituar klientin tim te parë dhe vlersimi nga unë është maksimal.

Fation Krasniqi

Ilir Neziri, WordPress Designer

Ilir Neziri, SEO Specialist, WordPress Designer, ka lindur më 1998 në Gostivar, Maqedonia e Veriut.

Shkollën fillore ka përfunduar në “Goce Dellcev”, shkollën e mesme në “SH.M. Ekonomike – Gostivar”, ndërsa studimet në Universitetin e Tetoves – FSHMN – Shkenca Kompjuterike (Inxhinieri Softuerike).

Është themelues i kompanisë ‘Ilir Neziri – Web Services’ dhe ligjerues në platformën edukative PËR PROGRAMERA.

Pyetjet e shpeshta

Gjeni përgjigjet e pyetjeve të shpeshta

Të gjitha sesionet e trajnimit realizohen online përmes aplikacionit Zoom.

Të gjithë pjesëmarrësit do të jenë pjesë e grupit në Zoom, ku do ndajmë materiale dhe komunikojmë me njëri tjetrin.

30% ligjerim & 70% praktikë (ushtrime dhe projekte).
Ligjerim, studim individual (i pavarur), punë në grup, kuize, detyra shtëpie.

Pas përfundimit të trajnimit në WordPress, ju do të jeni në gjendje të dizajnoni dhe zhvilloni sajte nga zero deri në produkt final me të gjitha karakteristikat e teknologjive moderne. Poashtu do të mësoni optimizimin e faqes për rankim në Google, teknikat moderne të ChatGPT, serverët, domenët, email adresat dhe shumëçka tjetër nga paneli cPanel.
Gjithashtu do të pajiseni me aftësi të buta (soft skills) të cilat do të luajnë një rol kyç në karrierën tuaj.

Trajnimi do të zgjasë 40 orë akademike / 1.5 – 2 muaj.

Ligjeratat do të mbahen 2 herë në javë.

 

ORARI

E marte, 19:00 – 21:30

E enjte, 19:00 – 21:30

Trajnimi kushton 120 euro.
Pagesa bëhet përmes transaksionit bankar.

Me çertifikatë valide pajisen të gjithë studentët që me sukses ndjekin trajnimin dhe  realizojnë projektet.

Rezervo ulësen tënde
Numri i studentëve është i kufizuar

Për të rezervuar qasjen në inçizimet e trajnimit të fundit na kontaktoni përmes kanaleve në vijim: