Sot shënojmë dy vjetorin e themelimit të shkollës tonë

Sot është ditë e veçantë për neve në PËR PROGRAMERA – shënojmë dy vjetorin e themelimit.

Për këto dy vite kemi edukuar 750+ studentë.

I kemi aftësuar me minimum gatishmëri për punë praktike, e shumica prej tyre janë punësuar, e një pjesë edhe kanë filluar bizneset e tyre personale.

Nga këto dy vite do t’i kisha veçuar dy raste si më specifike:

1. Dorart Hyseni i cili bleu banesë në Fushë Kosovë (pas disa muajsh) nga aplikimi i njohurive të nxëna në bootcamp

2. Rigon Hyseni, nxënësi 12 vjeçar që mori vëmendjen e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës

+

Qindra mijëra studentë kanë mësuar nga platforma jonë pa pagesë (mesazhet në privat kanë qenë të shumta – nuk do të kisha dashur të bëj ndonjë veçim).

Vazhdojmë me misionin për të edukuar 1 milion studentë nga mbarë trojet shqipfolëse.